Kovaçi i Hoçishtit-Lani Zhupani punon hekurin prej më shumë se 50 vitesh

E gjetëm teksa punonte në Kovaçanën e tij në fshatin Hoçisht. Lani Zhupani i cili prej më shumë se 50 vitesh punon hekurin. Edhe pse në një moshë të thyer sot, ai ende vijon këtë profesion të vështirë që e ka shumë përzemër.
Lani na tregon se në kovaçanën e tij gjithmonë ka punë ndërsa shton se ky është një profesion që nuk i humbet asnjëherë rëndësia por me keqardhje pranon se brezi i ri nuk ka interes për të. “Ka kërkesa, mirë është. Duhet ta vazhdojnë zanatin se nuk të lë pa bukë”, shprehet ai.
Artizani ruan ende vegla të vjetra pune.
Dikur ky zanat ka qenë baza e prodhimit të veglave bujqësore ndërsa tashmë kovaçët janë të rrallë dhe i tillë është dhe Lani i Hoçishtit.
/RTSH/