E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku dhe imazhi i SHBA

Shtetet e Bashkuara kane paguar nje kosto te larte per vendimin e 5 viteve me pare, per nderhyrjen ne Irak dhe rrezimin e Sadam Huseinit. Anketimet e opinionit tregojne se opinioni nderkombetar per Shtetet e Bashkuara eshte ne nivelin me te ulet qe ka qene ndonjehere. Sic vihet ne dukje ne materialin ne vazhdim, vazhdimi i angazhimit te Shteteve te Bashkuara ne Irak, eshte nje prej elementeve kryesore qe demton imazhin e Amerikes ne bote.
Protestat antiamerikane jane tani dicka e zakonshme, jo vetem ne vendet qe historikisht e kane kundershtuar politiken e jashtme amerikane. Demonstruesit kane dale neper rruge edhe ne vende qe kane qene aleatet me te ngushte te Shteteve te Bashkuara.
Zemerimi lidhur me Irakun dhe menyra e trajtimit te terroristeve te dyshuar nga Amerika jane perhapur, vecanerisht ne boten arabe. Amr Moussa eshte sekretar i Pergjithshem i Lidhjes Arabe. "Ndjenjat miqesore kane mbizoteruar per shume vite me radhe ne boten arabe, perkundrejt Amerikes dhe anasjelltas, jane demtuar kohet e fundit".
Dhjetera mijera viktima ne radhet e irakianeve, keqtrajtimet e dokumentuara te te burgosurve irakiane dhe dalja ne skene e nje Iraku te dominuar nga sekti shi'it, perkrah nje Irani po shi'it, kane krijuar shqetesimeve mes aleatet arabe te Amerikes. Dhe ndjenjat negative shtrihen pertej rajonit. Mamadi Kaba eshte aktivist i te drejtave te njeriut ne Guine. "Emri i Shteteve te Bashkuara eshte demtuar nga lufta ne Irak, dhe vecanerisht per shkak te keqtrajtimit te te burgosurve ne burgun Abu Graib".
Edhe ne ato vende qe kane cuar trupa ne Irak, lufta nuk gezon popullaritet. Ja si u shpreh nje banor i Londres: "Cdo here qe Amerika nderhyn ushtarakisht ne nje vend, kjo thekson faktin se ajo ka prirjen per te vepruar si nje polic boteror".
Andrew Kohut, i Qendres Kerkimore Kohut, flet per ndikimin qe ka pasur lufta: "Kjo ka qene nje nga arsyet kryesore qe ka shkaktuar ndjenjen antiamerikane ne shkalle boterore, qe nga viti 2001".
Shoferi i taksise nga Kajroja, Saad Said Awad, mendon se Shtetet e Bashkuar mund ta permiresojne imazhin e tyre. "Kjo arrihet duke u larguar nga Iraku. Shtetet e Bashkuara duhet te line irakianet te vendosin vete per vendin e tyre. Gjithcka qe ndodh ne Irak, eshte shkak i vete pushtimit".
Presidenti Bush thote se trupat amerikane do te kthehen ne shtepi sa me shpejt qe te jete e mundur. Dhe analisti Kohut thote se, nese Shtetet e Bashkuara do te mund te realizojne qe lufta te kete rezultate te suksesshme, atehere zemerimi global do te mund te zbutet. "Sigurisht, nese Iraku kthehet ne nje histori te suksesshme, kjo mund te ndryshonte mendimet e njerezve. Por, gjithsesi, ceshtjet me madhore, ato te rregullave te lojes dhe te ushtrimit te pushtetit nga ana jone, do te mbeten". Permiresimi i imazhit te Amerikes jashte vendit do te jete detyre e presidentit te ardhshem te Shteteve te Bashkuara, qe do te dale nga zgjedhjet e vitit 2009. Marre nga VOA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›