E Martë, 3 Nëntor 2026

Kurset profesionale, qendrat e formimit shtojnë mundësitë e zgjedhjes

Zhvillimet ekonomike dhe diversifikimi i sipërmarrjes në vend kanë nxjerr në pah kërkesa specifike të bizneseve të ndryshme për fuqi punëtore.

Për t’iu përshtatur këtyre kërkesave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përveç kurseve standarde që ofrojnë qendrat e formimit profesional, ka mundësuar edhe ofrimin e kurseve të veçanta. Por sërish mbetet disa të preferuara prej tyre.

Etleva Gjelaj, drejtore e menaxhimit te arsimit profesional ne AKPA  shprehet se “për femrat vazhdon të jetë më e preferuar kuzhina, estetika, parukeria, ndërsa për meshkujt janë kurset teknike më të preferuarat.

Përqindja e qytetarëve që përformojnë këto kurse për t’u punësuar menjëherë rritet vit pas vit.

Vetë studentët e këtyre qendrave shprehen se këto kurse i krijojnë mundësi edhe vetpunësimit.

Këto kurse ofrohen nga qendrat e formimit profesional në të gjithë vendin dhe për ata që janë punëkërkues të papunë, janë falas.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›