Borxhet në ujësjellësin Gjirokastër- Bizneset dhe institucionet publike, debitorët më të mëdhenj

Një pjesë e mirë e qytetarëve, bizneseve por edhe institucioneve shtetërore, prej 12 vjetësh nuk kanë paguar faturat e ujit në qarkun e Gjirokastrës.
Kjo ka bërë që borxhi ndaj ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të shkoj në vlerën e 230 milion lekë të reja.
Gentian Llogo, drejtor në këtë ndërmarrje shprehet se puna për mbledhjen e debive vijon pa ndërprerje, por njëkohësisht kërkohet dhe një lloj ndërgjegjësimi nga ana e debitorëve për t’i shlyer ato.
Vetëm në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar janë mbledhur rreth 10% e borxhit të prapambetur.
Sa i përket sistemit të matjes, sipas z. Llogo pothuajse në të gjitha qytetet e këtij qarku abonentët janë të pajisur me matsa, ndërkohë që po vijon puna edhe në njësitë administrative.
Lidhjet e paligjshme në rrjet nga ana e qytetarëve mbeten një tjetër shqetësim për drejtuesit e këtij institucioni, ndaj dhe herë pas herë janë organizuar aksione për ndërprerjet e tyre si dhe vendosja e gjobave ndaj shkelësve.
Sipas z. Llogo në këtë periudhe janë vendosur 70 gjoba.
RTSH