A eshte i mundur nderrimi i deputeteve te PS-se?
Ani Ruci
Kushtetuta e Shqiperise parashikon kushte te qarta per nderprerjen e mandatit. Por eksperti i BE-se Alfred Kellerman, pohon se nuk duhet shikuar vetem Kushtetuten.
Mospranimi i menjehershem i rezultatit te zgjedhjeve nga opozitat dhe bojkoti prej tyre i Parlamentit ka shoqeruar jeten politike te Shqiperise post- komuniste. Por situatat jane normalizuar me futjen e tyre pas nje periudhe ne Parlament. Tani ne Shqiperi ka nje situate te paprecedente. Deputetet e opozites nuk kane bere betimin ne Parlament kur ai filloi ne shtatorin e kaluar. Ata jane jashte Parlamentit qe atehere pasi kerkojne hapjen e kutive te votimit ne disa rajone, ku sipas tyre ka pasur parregullsi, qe kane deformuar voten e elektoratit te majte. Opozita ka zgjedhur rrugen e protestave dhe te vendimit politik per te vazhduar bojkotin e Parlamentit, ne rast se maxhoranca nuk ndryshon vendimin e saj per te mos hapur kutite.
Grupi socialist i "mendimit ndryshe"
Ne radhet e deputeteve opozitare te PS-se ka edhe nje grup te vogel te quajtur "Grupi i mendimit ndryshe", i kryesuar nga Ben Blushi, qe ka vendosur te thyeje vendimin dhe te futet ne Parlament. Kryetarja e Parlamentit perseriti ditet e fundit paralajmerimin se ne rast se rreth 59 deputete opozitare nuk do te zene vendet e tyre ne Parlament brenda 6 marsit, ata do te zevendesohen me deputete te listes emerore te PS-se, te cilet ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk fituan numrin e duhur te votave per te qene deputete. Paralajmerimi i kryetares Topalli mbeshtetet ne nenin 71 te Kushtetutes. Ky nen ka tre pika qe saktesojne se kur mandati i nje deputeti nderpritet. Njera prej tyre eshte rasti kur ai nuk merr pjese ne Parlament per 6 muaj rresht. Ne 6 mars mbushen plot 6 muaj nga puna e Parlamentit te ri te Shqiperise dhe bojkoti tij nga opozita.
Debati i zjarrte
Mundesia e zevendesimit te grupit te deputeteve te votuar nga zgjedhesit me nje grup kandidatesh per deputete qe nuk u votua, ka ngjallur nje debat te zjarrte ne Shqiperi. Nje pjese e konstitucionalisteve eshte pro kesaj zgjedhjeje dhe nxit deputetet socialiste te futen ne Parlament dhe te mos sfidojne Kushtetuten.
Konstitucionalistja Aurela Anastasi kembengul qe duhet respektuar Kushtetuta dhe nuk duhet krijuar precedenti i sfidimit te saj.
"Kushtetuta duhet pare si nje garanci per partite politike dhe subjektet elektorale. Prandaj deputetet opozitare duhet te zene vendet e tyre ne Parlament para dates 6 mars", thote ajo.
Ndersa konstitucionalist Njazi Jaho mendon ndryshe. Ai thote se "ne nenet e Kushtetutes nuk parashikohet zevendesimi i nje grupi te deputeteve pasi kjo demton parlamentarizmin dhe parimet e tij".
Alfred Kellermann, ekspert i BE per ceshtje ligjore, profesor ne Universitetin e Asser-it ne Holande, dhe kryetar i ekipit te asistences se BE-se ne Ministrine e Integrimit Evropian per adaptimin e legjislacionit shqiptar me ate evropian, deklaroi per programin shqip te DW se kjo situate tregon qe Shqiperia po perpiqet te ndertoje demokracine e vertete, por ende nuk e ka arritur ne kuptimin qe kjo ka per demokracite ne Bashkimin Evropian.
"Me rendesi jane interesat e vendit dhe jo te partive"
"Mendoj se duhet gjetur zgjidhje politike qe eshte ne interes te vendit. Partite politike duhet t'i japin perparesi interesave te vendit dhe jo interesave te tyre. Ato nuk duhet te parandalojne realizimin e nje kompromisi politik mes paleve", thote Kellermann.
Ai thekson se zevendesimi demton parlamentarizmin dhe shtremberon voten e zgjedhesve pasi ne rast te zevendesimit me emra nga lista shumeemerore e partive te majta opozitare, atehere ne Parlament do te jene persona qe populli nuk i ka votuar. Alfred Kellermann shton se ne rastin e nje vendimi politik te opozites nuk eshte e udhes t'i drejtohesh Kushtetutes.
"Mendoj se ne kete rast referencat me Kushtetuten e Shqiperise nuk jane te dobishme sepse eshte i rendesishem vullneti politik nga palet per interesat e Shqiperise", pohon ai
Por zevendesimi ne grup i deputeteve te votuar nga elektorati me ata te pavotuar demonstron paaftesine e klases politike per kompromis.
"Ne qofte se Shqiperia nuk arrin me sukses te realizoje kete kompromis mes forcave politike atehere ky eshte tregues i qarte se ajo nuk ploteson kriterin e kompromisit qe duhet per pranim ne BE. Ky kriter eshte nje parakusht per anetaresimin ne BE. Prandaj partite politike duhet te gjejne patjeter gjuhen e kompromisit politik dhe daljes nga situata me mjete politike", konstaton eksperti i BE-se per ceshtje ligjore dhe te Kushtetutes, profesori Alfred Kellermann. DW