E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi leku humbet terren ne shtator


Monedha shqiptare humbi 0.4 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe 4.6 për qind kundrejt dollarit amerikan gjatë muajit shtator, një performancë kjo më pak negative se sa është vërejtur gjatë muajve shtator të viteve të shkuara.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas gazetës “Shqip”, tregojnë se euro u këmbye gjatë shtatorit me mesatarisht 140.5 lekë dhe kundrejt euros me 102 lekë.

Në gusht euro pati kushtuar mesatarisht 139.9 lekë ndërsa dollari 97.5 lekë. Në krahasim me shtatorin 2010, leku ka humbur 2.5 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe ka fituar 2.7 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, tetori është një muaj ku leku nuk ka një tendencë të qartë forcimi apo dobësimi.

Të dhënat nga viti 2002 e pas, tregojnë se në tre raste leku është forcuar kundrejt euros, në katër raste është dobësuar dhe në dy raste ka qëndruar stabël. Leku i nënshtrohet efekteve sezonale të shkaktuara nga nga faktorë të ndryshëm.

Sezoni turistik dhe ardhja e emigrantëve për pushime në gusht dhe dhjetor shoqërohet me forcim të lekut ndërsa largimi i fitimeve të korporatave në shkurt-mars si dhe rritja e importeve gjatë dimrit shoqërohet me dobësim.

Që në fillim të muajit që sapo përfundoi, të dhënat historike tregonin se monedha shqiptare do të humbiste zakonisht rreth 1 për qind të vlerës së vet gjatë shtatorit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vëren se Shqipëria e ka kaluar “lelativisht mirë” fazën e parë të krizës ekonomike që filloi në shtator 2008, por se tani, sfida më e madhe e vendit tonë është që t’i shpëtojë efekteve anësore që mund të vijnë nga kriza greke.
Biznesi: Të zgjidhet kriza politike
Nje pjese e biznesit te grupuar rreth shoqates 'Biznes Albania' ka adresuar kritika te teper te forta tek poltika shqiptare e cila eshte zhytur ne krize. Luan Bregasi, presidenti i 'Biznes Albania' tha,se klima e rënduar po rrënon sipërmarrësit dhe kerkon zgjidhje urgjente te situates. Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Enti Rregullator i Energjisë është duke përjetuar një situatë tepër delikate, pasi të tria kompanitë, CEZ, KESH dhe OST kanë kërkuar rritje të çmimit. PS: Ulni taksat e karburanteve
Partia Socialiste i propozoi qeverisë të ulë taksat mbi karburantet për të lehtësuar buxhetet e familjarëve të goditur nga kriza. Informaliteti ndëshkon buxhetin
Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit, që ka zhytur financat e qeverisë në vështirësi, ka celur debatin publik se cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj situate.


Lajmet kryesore

Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke
Analizë e BERZH për vendin tonë
Pas Topit, familja Konomi letër Berishës
Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Rrëzohet kërkesa e VV për Veriun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›