E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta i merr Rames dhe 250 anetare

Denis Dedej
Levizja Socialiste per Integrim i zhvat Partise Socialiste 250 anetare te kesaj partie ne komunen e Ndroqit si edhe kryetaren e komunes bashke me grupin e keshilltareve. Gjate dites se djeshme ne kete komune, kryetari i LSI, Ilir Meta komunikoi afrimin e anetareve te PS-se drejt partise se tij, duke e cilesuar kete afrim, si renia e "Murit te Berlinit" brenda socialisteve dhe te majtes. Sipas tij, ky ribashkim do ta munde Berishen ne 2009 dhe do ta shpetoje Edin nga kurthi i Berishes, duke vijuar me tej se, "shqetesimi juaj dhe i te gjithe socialisteve eshte ai qe askush nuk mund te luaje me me ne socialistet, me ne te majtet, me ne progresistet ne te gjithe Shqiperine". Per Meten nuk mund te luhet me me perrallat e "nje anetar - nje vote", kur perjashtohen njerezit ne menyre te padrejte dhe kur ata qe nuk kane pasur asnje lloj lidhje jo me PS-ne, por as me te majten vijne dhe caktohen ketu ne krye te komunes suaj. Gjate fjales se tij perpara anetareve me te rinj te LSI, kryetari i kesaj partie, e cilesoi shume te rende veprimin e kryetarit te PS qe shkeli nje marreveshje me te majten, me opoziten per zgjedhjet. "Ne keto kushte te gjithe te majtet, duhet ta kuptojne qe ne vendin dhe te ardhmen e tij, nuk duhet ta leme ne keto duar te pasigurta", deklaroi Meta.
Sipas tij, pas vitit 1997-es shume njerez u afruan me Partine Socialiste, por nje pjese e mire e tyre erdhen per te privatizuar sakrificat e shumta te bera nga te gjithe ju dhe nga te gjithe ne, sepse se bashku e sollem PS-ne ne pushtet. Gjithashtu kryetari Meta ka risjelle ne vemendje gjate bisedes dhe ardhjen e Edi Rames ne vitin 1998 si Minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve, pra 10 vite me pare, pasi edhe Meta ka hyre ne te njejten dite me Ramen ne qeverine e Nanos.
"Une atehere u emerova Sekretar Shteti, ndersa ai ne Ministrine e Kultures, edhe pse ai e kishte per turp te thoshte se jam socialist, por thoshte se vinte per te kontribuar per Shqiperine", sqaroi Meta. Sipas tij, rruga qe ka zgjedhur kreu i PS-se eshte per te mohuar ato vlera te pamohueshme qe ka pasur PS-ja ne jeten politike shqiptare, pavaresisht nga ato deformime qe kane ndodhur, pavaresisht nga keto ndarje qe kane ndodhur dhe qe ne nje kohe te dyte, do te sqarohen se kush e futi faren e percarjeve dhe intrigave brenda te majtes. Me tej kryetari i LSI-s-se ka deklaruar se do te tregohet serish zemergjere me Edi Ramen dhe nuk e ka kete nje beteje kunder Edit, por nje beteje per ta shpetuar edhe ate. "Por pavaresisht me te gjitha keto, ne do t'i themi edhe Edit dhe te gjithe te tjereve, qe nuk na ndal askush per te bere ate bashkim te vertete me te gjithe socialistet e vertete, me te gjithe te majtet e vertete dhe progresistet", citoi kryetari i LSI.
Gjithashtu, Meta pretendoi edhe se do ta munde Sali Berishen dhe te gjithe ata qe sot tentojne te behen ortake te tij. "Do ta mund per te miren e Shqiperise dhe per te miren e Saliut, perforcoi Meta. Debatet midis Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Socialiste vijne pas percarjes qe keto dy parti paten dite me pare, duke deklaruar publikisht ndarjen nga koalicioni. Ndersa Meta pas ndarjes nga koalicioni me Ramen, krijoi nje koalicion te drejtuar nga vete LSI-ja, "e majta per integrim", ku ka ftuar edhe lidershipin e PS-se te behet pjese e ketij koalicioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›