E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursimi i energjisë, blerje e paisjeve që harxhojnë më pak

Kursimi i energjisë do të nisë me blerjen e pasisjeve elektrike që konsumojnë më pak energji. Komisioni i veprimtarisë prodhuese diskutoi projektligjin, i cili synon që konsumatorët shqiptarë të blejnë paisje ku të detajohet në etiketë edhe sasia e energjisë qe harxhon.
 

Pjesë e klasifikimit do të jenë paisjet elektroshtëpiake, si soba, lavatricja, frigoriferi etj. Ky është një detyrim që vendi ynë duhet të zbatojë në përmbushje të direktivave të BE-së.
 

Deputetët e opozitës në komision u shpehën skeptike rreth këtij projekligji, për shkak të mungesës së kapaciteteve të monitorimit të zbatimit të tij.

Klasifikimi i kursimit të energjisë do të jetë nga shkronja A në G, dhe numri i klasave të kursimit do të jetë shtatë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›