Barroso: Kriza nuk është kuptuar siç duhet

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë të mërkurën se kriza financiare në Eurozonë “nuk është kuptuar siç duhet” nga disa vende.
Duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg, Barroso e ka përshkruar krizën si “problem sistematik”.
Ai ka thënë se është e nevojshme që të “artikulohet një vizion” dhe “një rrugë më konkrete”.
Megjithatë, Barroso ka pranuar se “edhe kur qeveritë ndërmarrin hapat e duhur për reforma”, përpjekjet e tyre “mund të ndikohen negativisht nga ngjarjet që nuk i kontrollojnë dot”.
Deklaratat e Barrosos pasojnë marrëveshjen e ministrave të financave të Eurozonës për t`i dhënë Spanjës kredi në vlerë prej 100 miliardë eurosh, për bankat e saj.
Ai ka falor në prag të zgjedhjeve të 17 qershorit në Greqi, të cilat mund ta çojnë këtë vend në braktisjen e euros.