Politika e Merkel per rimekembjen

Do të ishte fatale të ndërprisnim tani rrugën e rimëkëmbjes, pikërisht në momentin që disa vende kanë filluar këtë udhëtim. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel nga Berlini duke folur mbi Gjermaninë dhe Europën. Nuk mund t’i përgjigjemi krizës sërish me thjesh futjen në borxhe duke i mbyllur dyert atyre që si Franca kërkojnë më shumë angazhime ekonomike për rritjen.
"Ne duam më shumë Europë. unë dua një Europë në të cilën të jetë gjithmonë e sigurt se përgjegjësia dhe kontrolli i përbashkët të jenë gjithmonë në të njëjtën anë.
Duhet të jemi gati të kufizojmë kompetencat kombëtare nëse duam një kontroll ndërkombëtar të sistemit bankar në Europë, por duhet të jemi të sigurt që kontrolli do të jetë një objektiv.”- është shprehur Merkel.
Përsa i përket eurobondit pozicioni i Merkel nuk ka ndryshuar. T’i miratojmë ,ka shtuar kancelarja gjermane, do të na çojnë absolutisht në drejtimin e gabuar.
“Nuk është se nuk duam të jemi të bashkuar por shqetësimi i Gjermanisë është që Europa të vijojë të jetë një protagoniste në botë. Gjermania është për bashkimin por ndërkohë duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës”- ka deklaruar kancelarja gjermane.
Reformat strukturore kanë dhënë rezultate shumë pozitive sic ka treguar edhe gjendja e ekonomisë gjermane ka thënë Merkel dhe për këtë duhet që Europa të mbështesë fort nevojën për të proceduar me reformat, ka shtuar ajo.
Referuar financave spanjolle Merkel ka thënë se cdo ndihmë për vendin do të lidhet me reformat në sistemin e saj bankar. Situata e Madridit ka komentuar Merkel është e ndryshme nga ajo në Greqi, Portugali dhe Irlandë, por natyrisht ka shtuar ajo ka disa kushte për Spanjën që lidhen me ristrukturimin e sistemit të saj bankar, që duhet të vijë në udhë në të ardhmen. Ky kusht ka përfunduar kancelarja është ndryshe nga ato të vendosura për kë ka lënë të gjithë vendin në duart e një fondi shpëtimi.