E Shtunë, 31 Tetor 2026

FITCH zhvlereson 18 banka spanjolle

Agjencia amerikane Fitch ka zhvlerësuar 18 banka spanjolle në më pak se një javë nga zhvlerësimi i borxhit publik të vendit, duke theksuar se aktiviteti i instituteve kredituese është përkeqësuar edhe më tej.
Spanja do të mbetet në recesion për të gjithë vitin 2012 dhe 2013 kundrejt parashikimeve të mëparshme që vlerësonin një ekonomi në rimëkëmbje të lehtë të paktën për vitin e ardhshëm, raporton agjencia ndërkombëtare në një komunikatë të saj.

Institucionet e prekura nga veprimet e fundit të vlerësimit janë thjeshtë për bankat vendase. Kështu aftësitë e tyre për të gjeneruar të ardhura, profili i riskut, qasja drejt fondeve dhe kostot e financimit janë shumë të ndjeshme për zhvillimin e ekonomisë së Spanjës dhe tregut të saj imobiliar.

Javën e kaluar agjencia Fitch uli vlerësimin për ekonominë e Spanjës me tre nota duke e cuar atë në 3 B. Gjithashtu edhe agjencitë Moody’s dhe S&P kanë zhvlerësuar sëfundmi aftësitë paguese të borxhit publik spanjoll duke dhënë një opinion negativ për ekonominë.
Vlerësimet negative mbi Spanjën bazohen kryesisht në sistemin bankar të saj në vështirësi nga borxhet e pakthyera nga sektori imobiliar. Qeveria e Madridit ka finuancuar deri tani 15 miliardë euro për shpëtimin e institutive të vogla rajonale, ndërkohë që për shpëtimin e bankës së katërt më të madhe në vend nevojiten 23,5 miliardë. Ministrat e financave të Eurozonës disa ditë më parë vendosën financimin prej 100 miliardë eurosh për shpëtimin e sistemit bankar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›