Kurti: Demonstrata kundër bisedimeve Kosovë-Serbi
PRISHTINE-Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është i bindur se procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i filluar më 8 mars në Bruksel, do ta favorizojë vetëm planë serbe, duke ua mundësuar integrimin në BE, kurse për Kosovën, ky proces do të prodhojë vetëm pasoja negative.
Në një intervistë për “Zëri”, Kurti ka thënë se Vetëvendosje do t’i kundërshtojë këto bisedime në të gjitha format, përfshi këtu aksionet protestuese e demonstruese.
Ai është i gatshëm të bashkëpunojë me përfaqësues të subjekteve tjera opozitare, por vetëm për aq sa përputhen qëndrimet e programet politike.
Sipas Kurtit, bisedimet me Serbinë nuk janë legjitime dhe si të tilla, rezultatet nuk do të jenë të pranueshme për Kosovën.
“Për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe vjedhjes së votave, shumicë në Kuvend janë pakicë. Kjo pakicë pretendon që në emër të të gjithëve të bëjë kompromise të reja që na çojnë edhe më poshtë se Plani i Ahtisaarit vetëm dhe vetëm që kryeministri Thaçi dhe qeveritarët e tjerë të korruptuar e të shantazhuar të mbesin në pushtet”, ka thënë Kurti.
(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)