E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi në Turqi, në samitin botëror të liderëve të ndryshimeve

PRISHTINË-Kryeministri Hashim Thaçi niset sot për vizitë zyrtare në Turqi, ku me ftesë të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, i cili do të mbahet nga 14-15 mars në Stamboll.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Qeverisë, sipas së cilës Samiti Botëror i Liderëve të Ndryshimeve, që mbahet çdo vit në Stamboll, synon të krijojë një platformë të diskutimeve lidhur me ndryshimet globale në fushën e ekonomisë, politikës dhe sociale.
Në të marrin pjesë akademikë, përfaqësues të biznesit, politikanë dhe liderë nga vende të ndryshme, personalitete të cilët udhëheqin ndryshimet në vendet e tyre dhe më gjërë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›