Kurti: Dialogu me Serbinë po e dobëson shtetin

Në takim, të dyja palët kanë shfaqur qëndrimet në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimet pas raundit të fundit të dialogut, si dhe për sfidat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e që përfshijnë por nuk janë të kufizuara në sovranitetin e vendit, institucionet e brishta, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e zhvillimit ekonomik, thuhet në një komunikatë të lëvizës Vetëvendosje!
“Lëvizja VETËVENDOSJE! në këtë takim paraqiti para Komisionit Evropian vizionin e vet për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, me vëmendje të veçantë në luftimin e papunësisë, luftimin e korrupsionit përmes legjislacionit të domosdoshëm dhe zhvillimit institucional të gjyqësorit, si dhe përsëriti edhe njëherë kundërshtimin ndaj dialogut me Serbinë dhe koncesioneve të vazhdueshme që qeveria e Republikës së Kosovës po i bën, e që po e dobësojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe perspektivën që Kosova të bëhet sovrane, ndërkohë që nuk po e ndryshojnë aspak qasjen e Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatën e lëvizjes Vetëvendosje, për këtë takim. /Kosovapress/