Monti nuk pajtohet me Tadiqin: Për Italinë Kosova është shtet

Pas Samiti të dytë ekonomiko-politik Serbia-Itala , Tadiq për gazetarë përsëritur qëndrimin e tij tashmë të njohur, “se Serbia nuk dëshiron dhe nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës , por nuk do të heq dorë as nga dëshira që ti zgjidhë problemet dhe do të jep çdo gjë nga vetja ‘të mos ndal jetën’”, raporton agjencia serbe Beta.
Kryeministri italian Mario Monti tha se duhet të ketë mirëkuptim për atë që pozicionet e dy vendeve nuk janë të njëjta rreth Kosovës, por ka lavdëruar vullnetin që të shkohet shpejtë me zgjidhje,meqë kjo është shumë me rëndësi në rrugën evropiane drejt Bashkimit evropian.
Kryeministri italian Monti tha se në qendër të kujdesit të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe Evropa dhe shtoi se kanë kaluar në shenjë”të partneritetit strategjik” dhe miqësisë.