Turizmi i Editës, brenda muajit takohet dy herë me Sali Berishën
Por, që një politikan kosovar të pritet nga Berisha dy herë brenda muajit, nuk ka ndodhur deri më sot.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila prejse u arrit marrëveshja me Serbinë për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale ishte “fshehur diku”, sot është shfaqur në Kabinetin e Kryeministrit të Shqipërisë.
Në të njëjtën zyre, ajo kishte qenë edhe sot një muaj, më 8 Shkurt 2012.
Në akimin e sotshëm, sipas një njoftimi të Zyrës së Berishës, u vlerësua edhe një herë marrëveshja e nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Si një marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Europës, Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftim.
Në takimin Berisha-Tahiri të 8 Shkurtit 2012, ndërkaq, sipas një njoftimi që vazhdon të jetë në ueb-faqen e Këshillit të Ministrave, thuhet se ishte diskutuar për ecurinë e bisedimeve me palën serbe dhe për zhvillimet pas vendimit të heqjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës.