Veteranët e LNÇ-së kritikojnë prishjen e monumentit të tyre

Veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare kanë reaguar kundër rrënimit të objektet që simbolizuan luftën e tyre.
Nënkryetari i veteranëve të LNÇ-së Vehap Shita ka thënë se trimëria e një populli nuk matet me prishjen e varrezave e monumenteve. “Këto janë akte barbare. Ajo nuk është dashur të prishet. Ajo simbolizon përpjekjen e madhe tonën”, ka thënë Shita
Veteranët e moçëm, nuk besojnë se ish pjesëtarët e UCK_së, u gjinden në këso situate.
E të mllefosur me aktet e të rinjve, veteranët thonë se duhet t’u tregohet atyre që edhe këta luftuan për Kosovë.
Kurse arritjet e shqiptarëve për gati 60 vjet, ia adresojnë vetes.
”Ne kemi qenë shoqëri analfabetësh. Ata ushtarë që morën pjesë në luftën Nacional Çlirimtare, ndihmuan në hapjen e shkollave e universiteteve”, tha Sadri Kabashi, veteran i LNÇ-së.
Sipas veteranëve, shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, ngaqë pushteti serb shpeshherë dinë të bëj provokime.
Pas heqjes së lapidarit në Preshevë, disa persona kishin hequr monumentin simbolik të LNÇ-së, në Viti/Indeksonline/