AKR-ja ultimatum PDK-se

AKR-ja e Behxhet Pacolli i ka nisur një letër kushtëzuese me disa kërkesa, kryeministrit Hashim Thaçi.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli tha për KlanKosovën se do të presin një javë që kryeministri Thaçi tu thyejë përgjigje dhe tua plotësoj kresat, në të kundërtën, thotë se do të tërhiqen nga koalicioni.
“Ne kemi një program për zhvillimin ekonomik, por nuk kemi arrit ta realizojmë atë, në mungesë të hapësirës vepruese. Ne i kemi drejtuar letër kryeministrit me disa kresa, por nëse ato nuk plotësohen AKR-ja do të largohet nga koalicioni”, ka thënë Makolli. /Indeksonline/