Rahovec LDK e PDK ne balotazh per kreun e komunes

Qytetaret e komunes se Rahovecit serish do te votojne brenda ketij viti per zgjedhur kryetarin e komunes se tyre pasi qe asnje nga pese kandidatet nga pese parti politike garuese nuk moren e numrin e mjaftueshem te votave ne zgjedhjet e dates 21 nentor.
Kandidati i LDK-se Ibrahim Kryeziu mori me se shumti vota 28 per qind. Ai u pasua nga kandidati i PDK-se me 26 per qind dhe ai i AAK-se me 25 per qind.
Sipas te dhenave te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pjesemarrja ne votime per kryetar te komunes se Rahovecit ishte pak mbi 40 .
Te drejte vote kishin afro 50 mije qytetar. Zgjedhjet u zhvilluan ne nje atmosfere te qete. Ne keto zgjedhje lokale u shenua edhe pjesemarrje e kenaqshme e serbeve te kesaj komune ndonese asnje kandidat per kryetar komune nuk ishte nga radhet e komunitetit serb.
Zgjedhjet per kryetar te komunes se Rahovecit ishin zgjedhje te jashtezakonshme per faktin qe kryetari qe u zgjodh ne zgjedhjet lokale te vitit 2009 kishte ofruar njehere doreheqjen por ishte paraqitur pas 47 ditesh serish ne vendin e tij te punes.
Gjykata Kushtetuese konstatoi pastaj se ai ka bere shkelje te Kushtetutes per cka edhe u kushtezua mbajtja e zgjedhjeve te jashtezakonshme.