E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe SHBA bashkepunim te ngushte per sigurine

Samiti Palet rane dakord per sigurimin e transportit ajror dhe mbrojtjen nga sulmet ne internet

Bashkimi Europian dhe SHBA-te deshirojne te forcojne me shume bashkepunimin e tyre per mbrojtjen nga rreziqet ne fushen e sigurise. Ne samitin BE-SHBA ne Lisbone te dyja palet rane dakord qe te bashkepunojne ngushte per sigurimin e transportit ajror dhe mbrojtjen nga sulmet ne internet. Per kete BE-ja dhe SHBA-te deshirojne te intensifikojne punen ne keshillin ekonomik transatlantik per te reduktuar pabarazite ekonomike ne te dyja anet e Atlantikut. Ne kuadrin e ndryshimeve ne vitet e fundit Presidenti amerikan Barack Obama tha se vendi i tijnuk ka partner me te rendesishem se Europa. Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy theksoi se kjo ka te beje me vlerat e perbashketa te 800 milione njerezve.Nderkaq Samiti i NATO-s ne Lisbone ka miratuar strategjine e re per Afganistanin e cila do ti hape rrugen reduktimit te operacioneve ushtarake atje. Sipas planit NATO do te filloje te kaloje kontrollin e sigurise ne duart e forcave afgane vitin e ardhshem me qellim qe te leshoje plotesisht kontrollin deri ne 2014. Sekretari i Pergjithshem i Aleances Anders Fogh Rasmussen deklaroi se nuk do te kishte kalim te plote te pergjegjesise per sigurine tek forcat afgane derisa ato te sterviteshin sic duhet dhe te ishin gati. Ne nuk do ta kryejme tranzicionin derisa te jene gati partneret tane afgane - theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›