E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Vetëvendosjado marrë pjesë nëzgjedhjet e 9 janarit

PRISHTINE- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kjo lëvizje do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 janarit. Megjithatë, ai ka shtuar se do të presë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa dhe të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat dhe kallëzimet penale të bëra nga Vetëvendosja dhe pastaj “do të vendosin për veprimet e mëtejme, nëse do të marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës”. Albin Kurti ka thënë për mediat Kosovarë se do t’i lëvizja Vetëvendosje do ti shtrytëzojë të gjitha mundësitë institucionale dhe joinstitucionale, duke mos i përjashtuar as demonstratat. “Për neve politika është populli, e populli nuk duhet të jetë vetëm brenda institucionit, do të jetë rreth e rrotull institucioneve, çdoherë, kudo”, ka thënë Kurti.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›