Kosovë, protestë përtë zhdukurit e kundërraportit Dik Marti
Familjarët e personave të zhdukur protestojnë sot pranë institucioneve të Kosovës, duke kërkuar zbardhjen e fatit të më shumë se 1800 personave të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës.
Kryetari i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi, i cituar nga BBC-se seksioni ne shqip tha se qëllimi i protestës është t’u rikujtohet udhëheqësve të vendit se është e drejtë elementare e familjarëve që të kenë një informacion për vendndodhjen e më të dashurve të tyre.
Në protestë do të kërkohet edhe përshpejtimi i miratimit të ligjit për të zhdukurit e luftës dhe hartimi i listës së personave që mungojnë.
“Çfarë kuptimi ka që 11 vjet pas luftës të mos e kemi ne si shtet listën tonë për të zhdukurit, por të shërbehemi me lista të huaja”, është shprehur zoti Kasumi.
Në një deklaratë dhënë BBC-së, ai tha se familjarët e të zhdukurve po përgatiten për të protestuar edhe kundër raportit të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili pretendon kryerjen e krimeve kundër civilëve serbë nga pjesëtarë të ish-UÇK-së në kufirin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
“Na ka shqetësuar tej mase raporti i deputetit zviceran, i miratuar nga Këshilli i Evropës. Ne kemi planifikuar dhe jemi duke punuar në realizimin e një proteste pas selisë së KE-së në Strasburg, nëse për këtë gjejmë mbështetje”, deklaroi përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur në Kosovë, Haki Kasumi.
Ai i bëri thirrje Prishtinës që të përgatitet më seriozisht për bisedimet e pritshme me Beogradin, në të cilat do të diskutohet edhe çështja e të zhdukurve.
“Ne jemi të bindur se nuk është punuar sa duhet, se nuk janë formuar grupet të cilat do të ishin të denja që të përfaqësonin dhe mbronin të drejtat e këtyre qytetarëve dhe të nxjerrin në shesh të vërtetën dhe fajtorin kryesor për mungesën e 1823 njerëzve që aktualisht i mungojnë Kosovës”, theksoi zoti Kasumi.
Në disa vitet e fundit, delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit janë takuar dhjetëra herë në përpjekje për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës, por rezultatet kanë qenë të pakta.
Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, procesi për gjetjen e personave që mungojnë po ecën ngadalë dhe me shumë vështirësi, kryesisht për shkak të fshehjes së gjurmëve të krimit në shumë vende.
(s.g/Balkanweb)