E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti fajëson Isa Mustafën dhe LDK’në

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 19:45

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka fajësuar Isa Mustafën dhe LDK’në e tij për presidenten konsensuale.

Sipas tij, zgjidhja e vetme dhe më e mirë e krizës do të ishin zgjedhjet e përgjithshme në vend.

“Isa Mustafa po mjaftohet me të qenit i pari i kryeqytetit, saqë harron rolin e tij të opozitës dhe ne nuk e njohim LDK’në e tij si opozitë”, ka deklaruar ai.

Në një intervistë dhënë emisionit Rubikon të KTV’së, Kurti ka fajësuar LDK’në e Mustafës se i dhuroi mandat edhe 2 vjet e gjysmë Hashim Thaçit.

Sipas Kurtit, qeverisja e tij nuk po e forcon Thaçin, por po e dobëson dhe po e dëmton Kosovën. Kurti ka deklaruar se ka qenë më e mirë për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës që të shkohet në zgjedhje, sesa të gjendet një presidente konsensuale, zgjedhja e të cilës, sipas tij, ka qenë mbi Kushtetutën.

Për Kurtin, mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend do ta largonte nga loja Hashim Thaçin, pasi që, siç tha ai, partia e të cilit dëmtoi imazhin e saj me vjedhjen e votave, ka raportuar koha.net.

Ndërkaq, sa i përket bashkimit të Frymës së Re me Vetëvendosjen, Kurti ka thënë se po plotësohen pjesët që i kanë munguar kësaj lëvizjeje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›