Kurti dhe Sela bisedojnë për rrugët Prizren-Tetovë dhe Bllacë-Shkup

PRISHTINË, 3 gusht/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti priti në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.
Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.
Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup.