E Martë, 3 Nëntor 2026

Kurti dhe ministrat japin dorëheqje nga postet e tyre

Prishtinë, 15 prill/ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t’i hapur rrugë betimit të tij si deputetët të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo dorëheqje i është dorëzuar kryetarit në detyrë të Kuvendit të Kosovës ,Glauk Konjufca. Të dorëhequr janë edhe ministrat në detyrë të kësaj qeverie.

Dhe kjo letër u prezantua para gazetarëve nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›