E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti e pranon edhe Vjosa Osmanin si kandidate për presidente

PRISHTINË, 28 prill/ATSH/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në reagim ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se atij po i pengon Vjosa Osmani, tha se “nuk i pengon asnjë kandidat që e sjellë LDK-ja”.

“Vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne ja plotësojmë nënshkrimet sa i mungojnë”, tha Kurti.

Megjithatë, ai nuk premtoi e as garantoi asnjë votë nga grupi i tij parlamentar për kandidatin e LDK-së.

“Në kuti, votimi është i fshehtë”, tha Kurti.

Për çdo kandidaturë për president të Kosovës, duhen të paktën nënshkrimet e 30 deputetëve. Ndërsa një deputet mund të përkrah vetëm një kandidat.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës vazhdon sot, në ditën kur skadon edhe afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Partitë opozitare kanë bojkotuar punimet e seancës. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›