E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti kërkon normalizim me Serbinë, Brnabic këmbëngul te asociacioni

Kosova ka ambicie për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe synon t’i normalizojë raportet e saj me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh të hënën se BE-ja shihet si një familje vlerash, të cilat Kosova aspiron t’i mbrojë, por shtetet anëtare si Spanja duhet fillimisht ta njohin shtetësinë kosovare.

“Mund të themi që për ne në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian është një lloj feje ateiste. Është e rëndësishme të jemi të harmonizuar në bazë të vlerave. Në këtë aspekt është edhe nxitja për t’u bërë sovranist. 

Presim që të bëhemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe të kemi partneritet për paqe me NATO-n. Presim të mbyllet pjesa e njohjes së ndërsjella mes vendeve tona. Kemi njohje de facto, diku de jure dhe de jure pa de facto. Mendoj se në pak vite mund të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian,” deklaroi Kurti në Forumi Strategjik të Bledit në Slloveni.

Kosova dhe Serbia janë shtete fqinje, por konflikti politik i mban të përshkallëzuara raportet mes tyre.

Kurti tha se tani është koha e duhur për t’i sheshuar mosmarrëveshjet.

“Na duhet kjo. Prej dy muajsh nuk ka më protesta apo incidente në veri të Kosovës. Me zor pres të kemi zgjedhjet e parakohshme në komunat e veriut, zgjedhje të lira dhe demokratike.

Unë besoj se njerëzit në Kosovë e kuptojnë: ata që integrohen, jetojnë më mirë. Edhe ne si qeveri jemi aty për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë,” u shpreh Kurti në një panel të përbashkët me homolegen serbe, Ana Brnabic (Bërnabiq). 

Nga ana e saj, kryeministrja Bërnabiq pranoi se pajtimi nuk ka për të qenë i thjeshtë.

“Për mua ka një shtet, nuk ka dy shtete. Kosova, e ashtuquajtura Republika e Kosovës, nuk njihet nga ana ndërkombëtare, nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe dyshoj se do të jetë pjesë e BE-së, derisa ka vende që nuk e njohin. Besoj që normalizimi është në interes të serbëve, shqiptarëve dhe gjithnë Kosovë rajonit. Kjo fillon me marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar në 2012, dhjetë vite më parë.

Marrëveshja e parë midis Kosovës dhe Prishtinës kishte një pikë që duhej të realizohej: themelimi i bashkësive serbe. Zoti Kurti thotë që Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston për të. Ky duhet të ishte hapi i parë. Për çdo gjë tjetër, ne duam paqe dhe stabilitet për rajonin,” shtoi Bërnabiq.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›