Kurti, lindja e një lideri
Nëse ka pak gjëra të sigurta në Kosovë në ditët e sotme, njëra nga këto, është dashuria e Hashim Thaçit për të kopjuar nga stili politik i Sali Berishës dhe së fundmi edhe nga fjalori i tij. Nëse ka një njeri i cili po trazon ujërat në hapësirën mbarëshqiptare, ky është Albin Kurti. Ndërsa Thaçi po merr hullinë e zakonshme me të cilën historia është velur, ku kryengritësi sjell lirinë; çlirimtari, bëhet pushtetar; pushtetari shtyp dhe vjedh për të mbajtur pushtetin dhe në fund kthehet në mallkim të popullit që e lind, Albin Kurti, është risia e politikës. Hashim Thaçi, po tregon mungesë fantazie duke kopjuar thëniet dhe sjelljet e një ish aparatçiku të PKSH duke varur në gozhdë mantelin dhe shpatën e çlirimtarit e duke veshur kostumin e përdorur, të blerë në kioskën e Sali Berishës. Ndërkohë Albin Kurti dhe lëvizja e tij, po dëshmojnë kreativitetin tipik të forcave të reja që besojnë se ju takon e ardhmja. Maturia e deri vonë e klasës politike kosovare për të qenë e kujdesshme ndaj ngjarjeve politike në Shqipëri dhe mbajtur barasdistancë me forcat politike të këtushme, është harruar nga Hashimi. Së fundmi, me deklarata e tij ka sulmuar indirekt forcën më të madhe politike në Shqipëri duke harruar se socialistët janë të vetmit që e kanë mbështetur në kohën kur Berisha e fuste në burg dhe kanë përkrahur UÇK-në në kohën e luftës e më pas. Në krahun tjetër “Vetëvendosja” dhe liderët e saj shfaqin kujdesin e baraslargësisë, por mbi të gjitha nga mënyra si flasin, si shkruajnë në shtyp apo si prononcohen në media, shëmbëllen se kanë një mentalitet mirëfilli shqiptar dhe respekt për kolonat ku mbështetet kombi. Me sa duket, Thaçi kërkon të futet në muzeun e historisë direkt e në magazinë, pa qëndruar as edhe një ditë në vitrinat. Në krah tjetër, i ka lënë hapësirë dhe mundësi një personazhi të politikës mbarëshqiptare si Albin Kurti, që të forcojë kockat, mbushet me muskuj dhe fitojë terrenin politik.
Albin Kurti, ka kuptuar se politika para së gjithash është aksion dhe tërheqje vëmendjeje e publikut. Për këtë nuk mungon ta elektrizojë skenën politike, me përleshjet e përgjakshme me policinë njëherë e një kohë të UNMIK-ut dhe tani të Kosovës, e deri tek tasat me qumësht dhe biskota serbe të importit para godinës së kryeministrisë. Gjithë këto gjetje spektakolare kanë tërhequr simpatinë e një fashe të popullsisë që në zgjedhje u përkthye në vota. Rasti i fundit i bllokadës së mallrave serbe, përveç aspektit politik ka dhe peshën ekonomike pasi një shtet agrar si Kosova, ka nevojë për masa mbrojtëse nga prodhimet bujqësore të shteteve të tjera, përfshirë ato serbe. Dhe këtu nacionalizmi hyn fare pak.
Në shfaqjet publike të organizatës së tij është vërejtur një numër i motivuar përkrahësish. Kurti duket se është lexues i kujdesshëm i historisë, dhe ka nxjerrë mësimin se për të fituar betejat, shpesh mjafton një numër i vogël i mirëorganizuar dhe kualitativ. Një grusht luftëtarësh të tillë, objektivat e qartë dhe ide të sistemuara, i bëjnë këta lloj njerëzish të rrezikshëm për pushtetin, e shpesh përmbysës të situatave. Edhe në shoqëri të prapambetura si ato shqiptare dhe kosovare, veprimi i njerëzve inteligjentë mund të sjellë ndryshimin dhe në mos përmbysjen, të paktën konsumin marramendës të pushtetit, siç po i ndodh Hashim Thaçit, zmalti i të cilit cifloset përditë.
“Vetëvendosja” është dëshmuese se për të ndryshuar shoqërinë nuk duhen aq shumë paratë, por idetë. Një grusht të rinjsh, me resurse të kufizuara financiare, por me objektiva të qarta; me fantazi në satirizimin e pushtetit; të vëmendshëm në nevojat dhe ndjeshmëritë e shoqërisë, por dhe me koncepte të llojit më të mirë europian për protestën, kanë bërë të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit; të çvlerësojnë partitë shqiptare të cilat po e kthejnë në profesion si qenien në pushtet ashtu edhe në opozitë, duke prishur stanjacion politik.
Meritë e Kurtit është se ka ditur që në tribunën e “Vetëvendosjes” të prezantohet me një grup të tërë pasuesish, ku secili ka veçorinë e tij. Është kjo karakteristikë e domosdoshme për një forcë të re ambicioze për pushtet, ku në koloritin e drejtuesve të saj, njerëzit e thjeshtë gjejnë shije për të gjitha gustot, dhe shërben të jetë frymëzuese për gjithë shtresat e publikut. “Vetëvendosja”, është frymëzuese për të rinjtë që duan të gjejnë veten në politikë, apo njerëzit që kërkojnë ndryshimin.
Citime të shtypit, krijojnë përshtypjen sikur kjo organizatë nuk është me sy të mirë nga perëndimorët. Ndoshta ka diçka të vërtetë, por ajo është gjithmonë relative. Së pari, ambasadorët janë aparatçikë që kërkojnë statusquonë e një vendi. Po ashtu politikane si Doris Pack nuk janë model i përkrahjes së ndryshimit dhe emancipimit të shoqërive. Së dyti, në skenën politike, gjithmonë futesh me dhunë dhe jo si balerinë. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja, në politikë është e rëndësishme të bëhesh faktor dhe pastaj gjithkush do detyrohet të ulet e negociojë me ty. “Sin Fein” dhe krahu i armatosur i saj IRA, Anglinë dhe Irlandën e Veriut e përgjaku për dekada të tëra; drejtuesve të saj nuk ju jepej vizë për në SHBA, por në fund me të u detyruan të ulen në negociata. Edhe vetë UÇK-ja pati një rrugë të tillë. Kështu që “Vetëvendosja” nuk po ndjek një shteg të pa dëgjuar apo folur më parë. Skena politike shqiptare, me plutokratë si Sali Berisha apo Ilir Meta, drejt shembullit të së cilëve po vrapon edhe klasa politike kosovare, ka nevojë të ndërrohet. “Vetëvendosja”, është një lëvizje e cila brenda kuadrit institucional dhe rregullave të lojës, kërkon t’i japë fytyrë europiane, dinjitet, dhe sensin civil popullsisë së hapësirës mbarëshqiptare. E vetmja e panjohur është nëse do të dijë të vazhdojë të ruajë të njëjtin motivim dhe fantazi si deri më tani. Nëse po, atëherë suksesin e ka të sigurt, duke u bërë një shembull i mirë edhe për Shqipërinë zyrtare.