Në Egjipt zbulohet varri 1 100-vjeçar i këngëtares
KAJRO- Në Luginën e Mbretërve në Egjipt është zbuluar një varr rreth 1 100-vjeçar që i përket dinastive të vjetra egjiptiane.
Varri i një gruaje ku besohet të jetë varrosur Nehmesh Bastet apo Nani, këngëtarja e perëndisë Amon Ra, është zbuluar nga arkeologët egjiptianë në bashkëpunim me kolegët e tyre zviceranë, ka thënë Mansur Boraik, zyrtar i ministrisë përkatëse egjiptiane.
Emri i këngëtares nënkupton besimin se ajo ka qenë e mbrojtur nga Bastet. Boraik i ka thënë agjencisë së lajmeve AP se sarkofagu i Nani është zbuluar në gjendje të mirë.
"Nuk kemi kërkuar varre të reja, por ky varr ka qenë fare pranë atij që është zbuluar para 100 vjetësh", Elena Polin-Grott nga Universiteti i Bazelit, që është përgjegjëse për hulumtimet në këtë lokalitet.
Në bazë të sendeve që janë zbuluar në varr , ekspertët kanë arritur në përfundim se kjo grua ka kënduar në haremin Karnak.
(el.me/BalkanWeb)