E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti nuk do të paraqitet në gjykatë më 15 shkurt

Drejtuesi i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore të 15 shkurtit të thirrur nga EULEX-i, për faktin se kjo lëvizje nuk i njeh misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Kjo është bërë të ditur të martën, ku është ripërsëritur se "Vetëvendosja", do të vazhdojë aktivitetet e saj në kundërshtim të misioneve ndërkombëtare, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Aktivisti, Glauk Konjufca, ka theksuar se arsyeja pse Kurti nuk do të jetë i pranishëm në seancën e 15 shkurtit është fakti se ai konsideron se ky proces nuk ka të bëjë me institucionet e Kosovës.

Sipas tij, në rast se Kurti do të burgoset, atëherë Lëvizja "Vetëvendosje" do ta vazhdojwë dhe intensifikojë .

Procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit, Konjufca e ka vlerësuar të padrejtë, ndërkaq rifillimin e rastit ndaj tij e ka quajtur krim të dytë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›