Kurti për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së: MD, në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

PRISHTINË, 18 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me flet arresti të Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë është në komunikim me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës.
“Ministria e Drejtësisë dhe autoritet tona janë në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut me sektorët përkatës në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim aje që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në flet arresti të tilla për qytetarët tanë”, ka thënë Kurti. /KosovaPress/