Vrasja e policit në Serbi, Kurti: Organet e sigurisë po mbledhin informacionet

PRISHTINË,18 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot në një konferencë për media se organet e sigurisë janë duke grumbulluar informacionet për ngjarjen ku u vra një polic në Loznicë të Serbisë për të cilën raportohet se i dyshuar është një qytetar i Kosovës.
“Informacionet që kanë dal i kam marrë edhe unë në mëngjes. Nuk kam diçka shtesë por organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që përcillni me vëmendje komunikatat në vazhdim të Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka deklaruar Kurti./KosovaPress/