E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti priti një grup studentësh të “IES Abroad”

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti priti sot një grup prej 24 studentësh nga IES Abroad ((Institute for the International Education of Students), të udhëhequr nga Edona Krasniqi dhe Karin Thomas.

Si njofton VV-ja, Kurti i njoftoi fillimisht studentët për partinë e tij politike, qëllimin dhe rolin politik, si dhe metodat e punës dhe të aksionit. “Duke u ndalur tek qëllimet dhe roli politik, ai vuri theksin e veçantë në situatën politike dhe ekonomike në të cilën gjendet Kosova, mungesën e sovranitetit të plotë dhe atë të zhvillimit ekonomik dhe nevojën për ndryshime rrënjësore shoqërore e politike me qëllim të shtet ndërtimit dhe zhvillimit ekonomik”, thuhet në kumtesën e VV-së./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›