Koshtunica shan BE-në dhe qeverinë serbe

Sot, në ditën e Vidovdanit, fuqitë perëndimore kanë zgjedhur ditën që të tallen me Serbinë dhe të poshtërojnë popullin serb me qëllimin që të ditën e Vidovdanit ta fshijnë dhe atë ta bëjnë ditë të Evbropës dhe që ne të mos e kremtojmë këtë festë të madhe, por Bashkimin Evropian, thja sot në Beograd kreu i DSS, Vojisllav Koshtunica.
“Ikni, nuk jeni të dinjitetshëm për të sunduar në Serbi”, porositi ai kreun shtetëror serb para ndërtesës së qeverisë, gjatë shëtisë protestuese të organizuar nga partia e tij dhe para disa mijëra pjesëmarrësve, raporton agjencia e lajmeve Fonet.
Sipas tij Washingtoni dhes Brukseli, bashkë me autoritetet serbe e kanë zgjedhur këtë datë më mënyrë që të dorëzohet Kosova dhe të fshihet ajo që është historike tahs e sa shekuj. Sipas tij, “nëse shkatërrohet Vidovdani, nuk ka as Kosovë në Serbi”.
Nënkryetari i kësaj partie, Sllobodan Samarxhiq tha se “Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova derisa të mos e ndërrojë emrin. Kosova është Serbi, kurse pa Kosovën dhe Vidovdanin, Serbia nuk është Serbi”. Ai drejtoi edhe fyerje të rënda në drejtim të Gjermanisë, kancelares Angela Merkel dhe shefit të diplomacisë, Guido Westerwelle. Akademiku Kosta Çavoshki porositi kreun shtetëror serbe, duke parafrazuar thënien popullore shqiptare “Ose vdis ose ik, por tradhtar mos u bë”.
Protesta përfundoi pa incidente./Indeksonline/