E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti propozon negociata me Tiranen per bashkimin Kosove-Shqiperi

Deklarata

Lideri i levizjes Vetevendosje Albin Kurti ka kundershtuar ashper bisedimet e paralajmeruara ne mes Kosoves e Serbise dhe sipas tij pas vendimit te GJND-se dhe Rezolutes se OKB-se lidereve u kosovare eshte dashur te debatojne me Tiranen per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Pushtetaret tane ne vend qe te diskutojne me autoritetet e Tiranes per bashkimin Kosove-Shqiperi kane zgjedhur te debatojne me Serbine per ndarjen e brendshme te Kosoves eshte shprehur Albin Kurti te marten pasdite ne Kline. Ai me kete rast ka bere zyrtar edhe formimin e Keshillit per Zhvillim te Qendres se Vetevendosjes ne Komunen e Klines keshill ky qe do te punoje per gjetjen e nje perkrahjeje sa me te madhe per kete levizje. 8232Kurti e ka kritikuar qeverine aktuale per politiken qe po zhvillon sidomos pas paralajmerimeve per bisedime dhe ka paralajmeruar demonstrata e protesta kunder ketyre negociatave qe sipas tij jane ne dem te Kosoves. Ai eshte i bindur se me keto negociata do te jetesohet plani 6-pikesh i Ban Ki Munit dhe kjo eshte shume e rrezikshme. Kreret tane nuk duhet assesi te pranojne negociata me Serbine sepse nga to nuk fiton Kosova por Serbia. Nuk negociohet me nje shtet si Serbia e cila ne Kushtetuten e vet akoma Kosoven e konsideron si pjese te saj nuk ka kerkuar falje per krimet e kryera akoma i mban fshehur gjurmet e personave te pagjetur u shpreh Kurti. Kurti mendon se ne Kosove duhet te ndodhe nje mobilizim nje rizgjim i popullit per te ndryshuar kete politike qe eshte ne dem te Kosoves pasi lideret aktuale shikojne vetem interesin e tyre personal e jo edhe te Kosoves. Politikanet tane nuk po e mbrojne Kosoven por po punojne vetem per interesa te tyre personale qe me shume kane te bejne me fitime financiare. Ne Kosove ka nevoje per protesta dhe demonstrata per te ndryshuar kete qeverisje potencoi Kurti sipas te cilit ne kete kohe jane duke perfituar pushtetaret miqte dhe miqte e miqve te tyre ndersa qytetari eshte lene ne harrese. Qellimi i Vetevendosjes sipas Kurtit eshte qe te gjithe njerezit e pakenaqur me zhvillimet ne vend te bashkohen dhe te japin nje organizate te re. Vetem nje grusht politikanesh dolen perfituesit kryesore dhe jo qytetaret. Ne do te angazhohemi per nje shtet sovran dhe demokratik ne realitet e jo sic eshte sot vetem ne leter ndersa per ne vendosin te tjeret ka thene Kurti.8232Lideri i levizjes Vetevendosje eshte i bindur se pa nderruar politika nuk do te ndryshoje gjendja ne veri te vendit dhe se aktet e fundit te dhunes jane te pergatitura nga autoritetet e Beogradit me qellim qe ne prag te negociatave te deshmoje se qeveris ne ate pjese te vendit. Ne Kosove ka edhe shume probleme te tjera gjendja socio-ekonomike eshte shume e rende kjo nga mosqeverisja e mire e politikaneve ne pushtet tha Kurti. Sipas tij parulla e Vetevendosjes Jo negociata vetevendosje tashme eshte me aktuale se kurre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›