SHBA – Trump: Një delegacion amerikan niset për Moskë

UASHINGTON, 12 mars /ATSH-DPA/ – Pas bisedimeve të suksesshme me Ukrainën për një armëpushim, një delegacion amerikan është rrugës për në Moskë, sipas presidentit amerikan Donald Trump.
“Njerëzit tanë që shkojnë në Rusi tani”, tha Trump në një pritje për kryeministrin irlandez, Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha se bisedimet me Kievin në Xhedah, në Arabinë Saudite, kishin qenë një “sukses i madh”.
Ai shtoi se ”tani është në dorën e Rusisë”.
Të martën, një delegacion ukrainas deklaroi gatishmërinë e tij për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm gjithëpërfshirës 30-ditor.
Më pas, Shtetet e Bashkuara rifilluan ndihmën ushtarake për Kievin, e cila ishte pezulluar ndërkohë./ a.jor.