E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusari - Lila kryetare e AKR-së në Gjakovë

Mimoza Kusari – Lila është zgjedhur kyetare e degës së Aleancës Kosova e re në Gjakovë. Gjatë një kuvendi që është mbajtur të dielën në drekë, Kusari – Lila, nuk ka pasur kundërkandidat.

Ajo ka marrë përkrahjen unanime të të gjithë delegatëve, njofton korrespodenti i Kohës Ditore. Kusari – Lila, pas zgjedhjes tha se është një moment I ri për AKR në komunën e Gjakovës, ndërsa do të vazhdoj punën në forcimin dhe rritjen e partisë, deri në fitoren përfundimtare.

Gjatë Kuvendit ka folur edhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›