Vuçiq: Nuk do të ketë policë të Kosovës në veri

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksanadar Vucic ka thënë se Policia e Kosvës nuk do të ndërhyjë në veri. Sipas tij, për këtë ka garantuar NATO dhe ketë e ka bërë në formë të shkruar.
“Garancitë janë në formë të shkruari. Thaçi ka dërguar një letër, por ekziston edhe letra e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në të cilën sqarohet se nuk mund të jenë të pranishme forcat policore të Kosovës apo ajo që do të del nga ato. Ato mund të jenë atje në rastet e fatkeqësive natyrore, me pëlqimin e NATO-s dhe pushtetit lokal”, ka thënë Vucic, , shkruan Vestionline.
Ai ka thënë se është duke pritur përgjigje prej serbëve të martën. Vuçiq ka thënë se mund të shkojë në veri shpejt. Ai ka ritheksuar se “çizmja shqiptare nuk do të shkelë në veri”.
"Në veri nuk do të shkelë çizmja shqiptare as përmes policisë e as përmes forcave të armatosura dhe ushtrisë ", ka thënë Vuçiq./Indeksonline./