E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet shtylla, bllokohet hyrja e shtëpisë

Një shtyllë elektrike po qëndron për orë të tëra e rrëzuar për tokë dhe ka bllokuar hyrjen e një shtëpie në lagjen Tosuz në rrugën Naip Berisha në Prizren.

Shtylla është rrëzuar rreth orës 12:00, ndërkaq deri në orët e pasditës nuk ka intervenuar askush që ta heqë atë.

“Një banor i kësaj lagje ka thënë për Indeksonline se banorët kishin lajmëruar Korporatën Energjetike të Kosovës dy javë më parë për rrezikun e rrëzimit të saj”, ka thënë Nexhaip Karanezi.

Banorët kanë njoftuar edhe Policinë.

“Është njoftuar edhe Policia por ata kanë thënë se do të merret KEK-u me këtë punë”, ka thënë Karanezi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›