Kusari AKR-ja nuk do te perkrah askend ne balotazh

Drejtues nga Aleanca Kosova e Re e kane pranuar te marten rezultatin preliminar te zgjedhjeve per kryetar te komunes se Rahovecit dhe deklaruan se per garen e balotazhit nuk do te perkrahin asnjerin subjekt politik dhe kandidatet e tyre.
Pervec pranimit te rezultateve nenkryetarja e AKR-se Mimoza Kusari-Lila vleresoi se subjekti i tyre politik ka pasur nj rritje te mire te votave qe do te thote eshte hap pozitiv para 12 dhjetorit.
147AKR pranon rezultatin preliminar respekton vullnetin e qytetareve te komunes se Rahovecit dhe mbetet e percaktuar ne inkuadrimin per gjetjen e zgjidhjes se problemit ekonomik ne komunen e Rahovecit148 ka thene ajo sic transmeton Kosovapress.
Ne kete rast Kusari-Lila ka leshuar nje varg kritikash per qeverine ne largim per sic tha shfrytezimin e prezences se saj ne institucione shteterore per interesa partiake.
147Roli i qeverise ne shkarkim vazhdon te funksionoje vetem per interesa te Partise Demokratike te Kosoves duke mos kursyer tere makinerine shteterore ne funksion te kesaj partie. Shkeljet e konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese ne rastin Sejdiu ato te kryeministrit Thaci ne rastin Qeska vazhdojne ne mase edhe nga ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves z. Jakup Krasniqi. Krasniqi eshte pjese e pandare e fushates zgjedhore te PDK-se dhe asnje forme apo menyre nuk e mban veten ne rolin e u.d. te presidentit te Kosoves148 ka thene Kusari.
Nenkryetarja e AKR-se beri te ditur se partia e saj nuk do te perkrahe asnje kandidat per raundin e balotazhit ku do te ballafaqohen Ibrahim Kryeziu i LDK-se dhe Xhelal Canziba i PDK-se.
147Shanset jane shume te medha se do te mbetet ne pozicion neutral qe nuk do perkrah asnjerin kandidat qe shkojne ne balotazh. Ne kemi vleresuar faktin se ne Rahovec kemi nje rritje te konsiderueshme d.m.th kemi rritje te perqindjes se votuesve per AKR-ne qe eshte nje sinjal dhe nje ogur shume i mire para zgjedhjeve qendrore148 ka thene ajo.
Sipas saj partite e mbetura ne gare duhet te garojne njera me tjetren ashtu si e parasheh ligji mbi zgjedhjet per raundin e dyte.