Thaci Rritja e pagave ceshtje e kryer

Kryeministri ne largim i Kosoves Hashim Thaci ka siguruar mesimdhenesit e shkollave fillore dhe te mesme se nga janari i vitit 2011 pagat e tyre do t146i marrin me rritje prej 50 per qind.
Ai keto komente i beri te marten gjate nje konference me media ku tha se brenda ketij viti eshte themeluar komisioni i perbashket i Ministrise se Arsimit Ministrise se Ekonomise dhe Financave dhe Sindikates se Pavarur te Arsimit ne Kosove i cili ka punuar ne menyre serioze per rritjen e pagave per mesimdhenesit e shkollave fillore dhe te mesme.
Sipas kryeministrit ne largim ka thene se kjo eshte ceshtje e kryer dhe vjen si rezultat i rritjeve te mehershme dhe si planifikim i mehershem i agjendes se Qeverise se Kosoves.
147Eshte perkushtim i imi si kryeminister i Kosoves se qe nga janari i vitit 2011 pagat do te rriten per mesimdhenesit e nivelit fillor dhe te mesem prandaj kjo ceshtje eshte e kryer per 50 per qind148 ka thene ai.
Per me teper kreu ne largim i ekzekutivit ka theksuar se ngritja e pagave ka qene ne agjenden e planifikuar te qeverise pasi rritja e pagave eshte bere ne kontinuitet ku ne vitin 2008 pagat jane rritur 47 per qind ndersa vitin e kaluar pagat per mesimdhenesit universitar jane rritur 100 per qind.
147Eshte qendrim dhe vendim legal legjitim dhe i drejte po ashtu eshte nevoje dhe kerkese ndoshta eshte e vonuar por une kam rrit pagat e mesimdhenesve edhe ne vitin 2008 kur nuk ka pasur fushate edhe ne vitin 2009 per te gjithe punetoret dhe mesimdhenesit universitar dhe natyrisht edhe ne kete vit ka qene ne agjenden e planifikuar te Qeverise se Republikes se Kosoves148 ka thene Thaci .
I pyetur se si do te realizohet rritja e pagave kur dihet se ende nuk eshte miratuar buxheti per vitin e ardhshem kryeministri ne largim duke mos dhene detaje tjera perseriti se rritja e pagave do te ndodhe.
147Une siguroj dhe garantoj te gjithe mesimdhenesit fillor dhe te mesem se qe nga janari i vitit 2011 do t146i marrin pagat e rritura per 50 per qind148 eshte shprehur Thaci.
Thaci shtoi se Qeveria e Kosoves eshte e vendosur qe te rrite pjesemarrjen e femijeve ne arsim fillor dhe te mesem dhe t146iu ofroje atyre arsim sa me cilesor. /kosovapress/