Kusari-Lila: Kjo situatë mund të lë pasoja
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se situata e krijuar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë mund të lërë pasoja.
Në një prononcim për mediat kosovare, ministrja ka thënë se mbyllja e kufirit në të dyja anët, është një situatë jo e këndshme.
Tejkalimi i kësaj situate varet nga vullneti i Qeverisë së Maqedonisë. Duhet të kthehemi në pikën zero, ku kemi qenë, pa ndonjë ndalesë apo kushtëzim të lëvizjes së lirë të mallrave apo të qytetarëve, ka thënë Kusari-Lila.