E Diel, 1 Nëntor 2026

Kusari: Po negocojmë datën

(E plotësuar) Kufiri mes Maqedonisë dhe Kosovës mbetet akoma i mbyllur, ndërsa taksa e vlefshme për qytetarët e Kosovës akoma mbetet në fuqi. Sidoqoftë, dy palët duket se kanë arritur marrëveshje, por pritet vetëm të caktohet data se kur kjo marrëveshje do të implementohet në teren. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëvendës kryeministreja e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila.

“Nuk kam akoma konfirmim lidhur me këtë çështje. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për datën se kur do të kthehet normaliteti. Synimi i MTI-së është të kthehet gjendja aty ku edhe ka qenë, sepse kjo është domosdoshmëri për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Sipas doganave të Kosovës, kufiri akoma mbetet i mbyllur. Sikurse pala Maqedone ashtu edhe ajo Kosovare në kalimet kufitare mes dy shteteve nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar nga qeveritë përkatëse.
“Situata mbetet e njejtë. Kanë kaluar vetëm rreth 36 kamionë, të cilët kanë qenë tranzit me mallra të vendeve të treta, por deri tani, nuk është marrë ndonjë njoftim zyrtar për ndryshimin e gjendjes”, ka konfirmuar përmes telefonit, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

 

---------

Zv. Kryeministri Hajredin Kuqi nuk ka udhëtuar për në Shkup për të biseduar rreth tejkalimit të situate së krijuar në kufi.

Po sipas burimeve, Kuçi është duke realizuar biseda telefonike më homologët e tije maqedonase. Sipas burimeve pala maqedonase ka mbetur tejet e pakënaqur më mos vizitën e Kuqit në qeverinë maqedonase.

E involvuar në proces është edhe zv. kryeministrja, Mimoza Kusari-Lila. “Jemi duke punuar për gjetjen e zgjidhjes. Shpejtë do të keni edhe konfirmimin”, tha Kusari-Lila për Indeksonline.

Nga ana tjetër, burime nga Maqedonia, thonë se një marrëveshje preliminare mes palëve është arritur, por janë duke u diskutuar vetëm modalitete, në mënyrë që lëvizja në kufi ti kthehet normalitetit pas orës 24:00 të ditës së sotme. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›