E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është i super kërkuari Dritan Dajti?

Dajti ishte një i dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të vrasjes. Në fakt, historia e tij u mediatizua kur Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, ku ishin vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t'ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t'u futur në sallën e gjyqit. Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës u rrëzua një herë, po policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë.

Dy vjet më vonë, më 20 mars 2005 mendohet që ai ti ketë shpëtuar përsëri nga duart policisë në një aksion ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt, ish-president i Federatës së Boksit. 

Sipas të njohurve të tij, Dritani ishte një person që studionte shumë dhe kishte një paraqitje shumë të rregullt, gjë që e ndihmonte atë tëlëvizte. Në kohën kur ai është arrestuar, 21 prill 2001,studionte në Fakultetin e Drejtësisë. Deri në këtë kohë, sipas te njohurve, Dritan Dajti ishte një nga djemtë më të respektuar në lagjen e tij në kryeqytet.

/alsat/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›