E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezart Taçi aksioner i gjigantëve të Milanit?

Lajmi bëhet i ditur nga faqja “Affaritaliani.it”, e cila thekson se Taçi mund ta arrijë me lehtësi këtë qëllim falë marrëdhënieve të shkëlqyera me presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni dhe administratorin Adriano Galiani.

“Rezart Taçi bëri të mundur dy miqësore të Milanit në Shqipëri, duke paguar katër milionë euro. Më pas, ai ishte i pranishëm në Milano për t’u takuar me administratorin Galiani . Të dy këta janë parë duke ngrënë darkë në një nga restorantet prestigjiozë të Milanos edhe në shoqërinë e presidentit të Livornos, Aldo Spineli. Më pas, Rezart Taçi është pritur në pallatin qeveritar ‘Kixhi’ nga Silvio Berluskoni”, raporton faqja italiane.

Sipas mediave të vendit fqinj, Berluskoni dhe Galiani pritet t’i japin një kuotë sinjifikative aksionesh biznesmenit shqiptar.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›