Kush do shtëpi pa leje, të blejë katin e fundit
Redi Gjuzi
Ka më shumë se dy vite që Bashkia e Tiranës ka nën varësinë e saj edhe Inspektoratin e Ndërtimit. Të gjithë e kemi parë kreun e tij, Afrim Qendro të dalë i irrituar në selinë e bashkisë, për të akuzuar shembjen e ndonjë ndërtimi preferencial, nga organe jo në varësinë e tij. Kreu i policisë është parë edhe më i ashpër kur, para kamerave të ndezura bënte sehir pranë fadromës së madhe që shembte murin e ndonjë shtëpie dhjetëravjeçare tiranase, se në krah të saj kalonte rruga, që po para kamerave të ndezura do ta përuronte pak kohë më vonë kryetari i tij. Parimisht dakord, të gjithë e kanë pranuar, edhe pse pronarët legjitimë ankoheshin në shumicën e rasteve, se bashkia nuk i kompensonte. Por, ligjërisht, Policia e Ndërtimit të Bashkisë përgjigjet edhe për disa halle të tjera të qytetarëve të këtij territori, që nuk kanë të bëjnë shumë me kamerat dhe me politikën, por me jetën e përditshme të banorëve të pallateve. Ka me dhjetëra ankesa në Bashkinë e Tiranës për shtesa katesh në pallate. Ka me dhjetëra ankesa të qytetarëve të Tiranës, për shembjen e kateve të para të pallateve dhe ndërtimin e bareve apo dyqaneve, kundër të gjitha kushteve teknike. Asnjë qytetar, të paktën deri sot, nuk ka parë fadromën e bashkisë të shembë një shtesë kati. Asnjë qytetar i Tiranës nuk ka parë fadromën e Policisë Ndërtimore, apo kreun e saj, Qendro, të dalë para kamerave dhe të mbyllë katin e parë të një pallati, themelet e të cilit janë shembur nga dëshira e dikujt për të bërë biznes. Dhe ka shumë mundësi që as mos ta shohin ndonjëherë. Praktika është e thjeshtë. Qytetarët ankohen se në pallatin e tyre po ndërtohet një shtesë kati. Dhe Policia Ndërtimore e Tiranës, jo vetëm që nuk ndërhyn për pezullimin apo shembjen e shtesës, por në shumë raste ballafaqon banorin apo banorët që ankohen, me ndërtuesin. Një mënyrë e mirë kjo për të zgjidhur problemet në Shqipërinë, ku jeta nuk është e shtrenjtë, as sa një parkim makine dhe jo më sa një shtesë kati. Praktika ka treguar, të paktën deri tani, se janë me dhjetëra shtesa në pallate të përfunduara, para dhe pas viteve 1990, dhe asnjë shembje. Të paktën publike. Aq shumë është shpeshtuar, një pasurim i tillë, sa sot mund të bësh një biznes me këtë lloj pakti të Policisë Ndërtimore të Tiranës me ata që bëjnë shtesa pallatesh. Mjafton të blesh katin e fundit dhe shtesën mbi të e ke të garantuar. Kështu, ekonomikisht ke fituar një kat, ose me më pak se aq, se sigurisht duhet të paguash për ta siguruar. Të gjithëve i kujtohen deklaratat e frikshme të kreut të bashkisë, se ndërhyrjet në katet e para të pallateve, për ndërtimin e lokaleve apo bizneseve të tjera, rrezikojnë jetën e banorëve të të gjithë pallatit. Në Policinë Ndërtimore të Tiranë ka me dhjetëra ankesa të banorëve, por asnjë lokal, apo dyqan deri më sot nuk është mbyllur. E mbajnë mend të gjithë propozimin e bashkisë për mbushjen me beton të kateve të parë të pallateve te “Shallvaret”. Në atë kohë, Bashkia kërkonte që Policia Ndërtimore të kalonte në varësi të saj dhe atëherë jeta e banorëve ishte në rrezik. Po sot, a nuk është më në rrezik, apo Policia Ndërtimore e Bashkisë ka gjetur një zgjidhje tjetër për të mënjanuar rrezikun? Raste të tilla ka pafund. Përditë, mund të shikosh hapjen e katit të parë të një pallati të ndërtuar para vitit 1993, edhe pse teknikisht kjo është e rrezikshme. Përditë mund të shikosh ndërtimin e një shtese mbi një pallat, edhe në zonat më të banuara të Tiranës, edhe pse banorët ankohen dhe teknikisht është e frikshme. Por vështirë se mund të gjesh ndonjëherë ndonjë fadromë, apo drejtuesin e Policisë Ndërtimore Afrim Qendro, të jetë prezent atje për të shembur abuzimin. Mund ta shikosh kudo tjetër, për të gjetur mënyrën e lejimit të tij, por asnjëherë duke e shembur.