Reforma e arsimit të lartë dhe studentët
Erisa Xhixho*
Tashmë mund të thuhet se reforma në arsim dhe në veçanti në arsimin e lartë është bërë një çështje e ditës. Një çështje e cila ka përfshirë shumë aktorë të rëndësishëm të jetës politike, universitare, të botës akademike. Opinione dhe mendime të shumta po jepen në takime të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rektorë, Dekanë dhe pedagogë të shquar janë përfshirë në debate publike.
Diskutimet tregojnë se në radhë të parë reforma e arsimit të lartë është në një stad ku i duhet dhënë përgjigje pyetjeve të nxehta që kanë mbetur deri tani ose në letër ose pa një përgjigje të plotë.
Janë në diskutim dhe në një debat të hapur çështje si autonomia universitare si dhe sa e gjerë duhet të jetë ajo, Sistemi i Bolonjës si është ecuria dhe ku duhet të arrihet, cilësia e diplomave ku ka ende hapa për të adaptuar, standardet e vlerësimit, si dhe cilësia e mësimdhënies nga ana e pedagogëve.
Karta e Bolonjës është një hap i rëndësishëm në reformën universitare që bën të mundur që sistemi ynë i arsimit të lartë të unifikohet dhe të integrohet me sistemin evropian e ndërkombëtar. Kalimi në këtë sistem krijon hapësira që studentët tanë të kenë mundësinë, që me diplomën e fituar, të kenë të hapura dyert për t’u përfshirë në tregun evropian e ndërkombëtar të punës.
Raporti universitet publik dhe universitet privat ngelet një çështje e diskutueshme si në kuadrin e partneritetit, por dhe të rolit të shtetit në krijimin e kushteve sa më të barabarta konkurrence dhe mbështetje pa diskriminim e të dy formave të sistemit arsimor universitar.
Çfarë tregon ky diskutim dhe ballafaqim opinionesh dhe idesh si dhe vetë ecuria e deritanishme e vetë reformave të marra nga Qeveria. Kjo tregon një sensibilizim gjithnjë në rritje të shoqërisë shqiptare dhe të aktorëve të rëndësishëm të saj mbi rëndësinë që ka një sistem arsimor më i zhvilluar dhe më modern për të ardhmen e shoqërisë dhe të brezave të rinj.
Por nga ana tjetër tregon dhe një shqetësim në rritje të opinionit dhe klasës politikëbërëse dhe një ndërgjegjësim të tyre se e ardhmja e një vendi në radhë të parë varet nga e ardhmja e arsimit.
Një arsim i mbështetur mbi një sistem të shëndoshë dhe efektiv do të bëjë të mundur rritjen e cilësisë dhe një përgatitje të sigurtë të brezit të ri. Krijimin e brezave të rinj, të cilët të bëjnë të mundur dhe të jenë në gjendje t’i përgjigjen ritmeve të mëdha që kërkon e ardhmja e vendit, e cila lidhet pazgjidhmërisht me nivelin e përgatitjes së brezit të ri me njohuritë e nevojshme dhe të domosdoshme për t’u bërë ballë angazhimeve dhe sfidave të zhvillimit shoqëror.
Përgatitja e një brezi të arsimuar dhe të aftë është padyshim dhe objektivi i kësaj reforme. Në këtë kuptim unë e shoh dhe rolin jo pak të rëndësishëm të studenteve si pjesa jo vetëm më e interesuar për suksesin e reformës nga e cila varet drejtpërsëdrejti fati i saj por dhe ajo pjesë e shoqërisë, e cila duhet të jetë aktive dhe përfshirë gjerësisht në këtë diskutim shumë të rëndësishëm, shumë profesional dhe të përgjegjshëm të aktorëve të tjerë.
Diskutimi dhe hapat që po merren janë një ogur i mirë për të gjithë studentët. Reforma e shpallur nga Qeveria si një prioritet absolut i saj është një mbështetje dhe një inkurajim që studentët ta ndjejnë që shoqëria po investohet seriozisht dhe janë të gjitha mundësitë, që ajo të na japë gradualisht rezultatet që të gjithë dëshirojmë. Por kjo nuk duhet parë nga ana e studentëve vetëm me një qëndrim pasiv ose pritës, por kërkon një zgjim dhe dhënie të mendimit të tyre.
Ajo që mund të konstatohet deri tani është se kjo masë e madhe studentësh, këto kapacitete të së ardhmes janë pak ose aspak pjesë e këtij diskutimi. Kjo është shqetësuese për një shoqëri që synon të jetë pjesë e Evropës dhe anëtare e BE-së. Anëtarësia në BE kërkon një shoqëri më dinamike dhe në përparim me ritme shumë më të shpejta se sa kemi arritur deri tani. Ky ritëm dhe këto kërkesa në radhë të parë janë pjesë e rinisë dhe padyshim e studentëve që nesër do të jenë aktorët kryesorë të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike të Shqipërisë.
Në këtë këndvështrim studentet duhet të bëhen më shumë se tani, biles shumë më tepër se tani, pjesë integrale e tavolinave që organizohen. Forumet e tyre studentore duhet më shumë se deri tani të organizohen dhe të integrohen në diskutimin e madh që është hapur dhe po bëhet në Fakultete, në Departamente, në media dhe shtypin e shkruar.
Kjo do të bëjë të mundur që ata jo vetëm të dëgjojnë se çfarë po bëhet dhe ideohet për të ardhmen e tyre, por dhe të japin ndihmën e tyre sa do modeste me pjesëmarrjen në diskutime. Eksperienca botërore tregon se studentët kanë sjellë ndryshime rrënjësore në sistemet arsimore. Lëvizjet e tyre në mjaft raste kanë revolucionarizuar sisteme të kapërcyera dhe që kanë pasur rrënjë të thella konservative në mjaft vende të botës.
Pra nuk ka asnjë dyshim se kontributi i tyre në stadin e arsimimit që kanë arritur me dijet që kanë fituar dhe informacion e pafund që mund të marrin tani falë teknologjisë së informacionit, falë kontakteve që janë krijuar me universitete të ndryshme të botës perëndimore mund të jenë një faktor i vlerësueshëm në këtë ndërmarrje me përmasa historike që ka marrë përsipër shoqëria shqiptare.
Këtu rol duhet të luajnë dhe më shumë dhe stafet akademike dhe pedagogjike në çdo fakultet, duke gjetur mënyra të ndryshme për thithjen e opinionit të studentëve. Kjo nëpërmjet bashkëbisedimeve me tema të veçanta, nëpërmjet organizimit të workshop-eve dhe seminareve ku studentët të ndjehen se mund të dëgjohen dhe mund të jenë dhe ata pjesë e mendimit .
Por e rëndësishme është ndërgjegjësimi i vetë studenteve se roli i tyre është i rëndësishëm dhe se fatin e tyre duhet ta kërkojnë vetë dhe jo të presin gjithçka nga të tjerët. Eshtë në vetë natyrën e rinisë dalja në evidencë e vlerave dhe idealeve të saj, kështu që nuk ka pse të mos japë më shumë kontribut dhe në këtë aspekt, që mund të quhet vital për vetë ata, por dhe për brezat që do te vinë mbas tyre.
*Pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës