E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Ryder: Trajtojmë 400 të sëmurë

 

“Kemi nisur që nga viti 1993 me trajtimin e rreth 30 të sëmurëve terminalë dhe tani numri i atyre që merr asistencë nga shoqata jonë i kalon 400 pacientët”. Njeriu që jep këto shpjegime është Drejtori Ekzekutiv i filialit të Ryder në Shqipëri, quhet Fatmir Prifti, mjek-anestezist dhe është njëkohësisht specialit i terapisë së dhimbjes. Sipas shpjegimeve të tij, Islam Meta është vetëm një nga shumë pacientët që asistohen nga infermierët e punonjësit socialë të kësaj shoqate që ka degë në shumë vende të botës. “Qëllimi është që për këtë kategori të sëmurësh të pashpresë të rrisim kualitetin e pjesë së mbetur të jetës. Kjo është edhe një ndihmë e madhe për familjet e lodhura e të stresuara, që nuk kanë mundësi t’u rrinë afër kësaj kategorie”, shpjegon zoti Prifti. Sipas të njëjtit, fondet që mbajnë në këmbë këtë shoqatë vijnë kryesisht nga jashtë, nga organizata “Ryder”, nga KE, “Soros”, shumë pak nga biznesi, ndërkohë që një ndihmë të konsiderueshme ka dhënë fondacioni “Vodafone Albania” dhe një ndihmë të vlerësueshme, edhe banka “Intesa San Paolo”. Zoti Prifti shpjegon gjithashtu se veç Tiranës dhe Durrësit, ku shoqata e tyre operon prej vitesh është trajnuar personel edhe për Fierin e Vlorën, por që gjithçka varet nga fondet që do të sigurohen. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›