PS nxjerr në skenë pagatorin e protestave, për të keqpërdorur minatorët e Bulqizës

Pasi i ka dalë boja Kol Nikollit, militantit socialist të 8 majit, dje PS ka nxjerrë në skenën e Bulqizës zhurmuesin Fiqiri Xibri, i njohur për publikun si pagator i grevës së urisë. Edi Ramës duket se po i shterrojnë celulat bolshevike, para se ai të mbarojë kurën nudiste të gushtit
Pagatori i protestuesve të Edi Ramës dhe një ndër “skenaristët” e tmerrshëm të demonstratës së dhunshme të 21 janarit, rishfaqet në skenë, me po të njëjtën natyrë të dhunshme si 7 muaj më parë. “Zëri” i minatorëve, Fiqiri Xibri, tenton të marrë në dorë frenat e protestës së minatorëve të Bulqizës, për të krijuar një pështjellim akoma edhe më të gjerë, në formë reaksioni masovik, sipas citateve të shpërndara nga lakuriqësia Edi Rama, në dy editorialet e famshme, në dy ditë të ndryshme. Me kërcënime serioze dhe direkte ndaj minatorëve, por me vështrim dhe synim nga Qeveria, Xibri përforcon thirrjen e Edi Ramës për reprezalje popullore dhe zemëratë masive të klasës punëtore. Rasti më i mirë për t’u shfrytëzuar dhe për të dalë në skenë pagatori i grevës së urisë i ngujimit të protestuesve para Bulevardit dhe i organizimi të celulave ekstremiste që vepruan më 21 janar të këtij viti, ishte protesta-grevë e minatorëve të Bulqizës. Këta të fundit, në qëndrimin e tyre refraktar të disa ditëve me radhë, s’kanë të bëjnë fare me raporte qeveritare dhe se gjithçka, apo e gjithë tematika e problemit është mes tyre dhe kompanisë koncesionare që operon prej disa vitesh në minierën e Bulqizës. Tendenca e qarqeve politike për të ndezur një konflikt të ri në horizont, përmes keqpërdorimit të minatorëve, është sa e pazakontë aq edhe absurditet i budallepsur. Kuptohet qartë se fati politik i Edi Ramës është i lidhur me destruktivitetin dhe ‘krizat’ e momentit, çfarë do qofshin ato, mjafton që kënaq në maksimum prirjen maskiliste dhe zhvatëse të celulave ekstremiste që tentojnë të veprojnë në emër të minatorëve.
Në rastin më të mirë, ata mbeten thjeshtë pagatorët e demonstratës së dhunshme të 21 janarit, rastit më ekstrem të cenimit të stabilitetit dhe rendit demokratik në vend.