E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e fal lirine nuk e meriton

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

Kush fal liri thelbesore per siguri te perkohshme nuk i meriton dhe nuk mund ti kete as lirine as sigurine

Nga Edi Rama

Ne krevatin prane Aleks Nikes se zhytur ne agoni dergjej i shtrire nje polic i plagosur.

Trupat e te dy djemve te rinj i kishte sjelle ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak demonstrata e 21 janarit. Ku u vrane e plagosen me armet e zjarrit te Gardes Republikane shqiptare te pafajshem qe demonstronin kunder regjimit te kusarise. Dhe ku u gjuajten me gure shqiptare te pafajshem nen uniformen e Policise se Shtetit qe u keqperdor per interesat e pushtetit. E pushtetit qe ne 28 qershor 2009 vodhi votat per te vjedhur Shqiperine dhe ne 21 janarin e shkuar vrau per te vazhduar te vjedhe. Per te vazhduar te vjedhe duke vrare e plagosur me pushke burra e djem te revoltuar ne kerkim te nje pune e shprese per familjen e tyre.

Per te vazhduar te vjedhe duke u mbrojtur me burra e djem te veshur police per shtetin e shqiptareve e te plagosur me gure per pushtetin e kusareve.

Per te vazhduar te vjedhe ne dy muajt qe vijne 1280 pasuri te tjera te popullit ne 1280 episode te tjera si episodi i neveritshem i videokusarise qe lemerisi shqiptaret e boten mbare ky regjim kusaresh vrau plagosi torturoi e ofendoi popullin e vet dhe turperoi Shqiperine ne 21 janar.

Aleks Nika nuk mundi te zgjohet me.

Ai u perzu nga jeta me forcen e verber te pushkes. Te pushkes se shkrepur nga shteti qe duhet ti kishte dhene pune e shprese per familjen e tij. Per familjen e tij qe njesoj si tre familje te tjera shqiptaresh te zakonshem sot qan mungesen e pangushellueshme te nje djali te rritur me njemije halle e veshtiresi te nje babai jetehumbur ne rrugen e papunesise te nje shqiptari te vrare pse desh te nxirrte femijet e vet ne nje rruge te ndricuar prej diellit te se ardhmes. Te se ardhmes se marre peng po njesoj per te gjithe shqiptaret e zakonshem demonstrues apo police socialiste apo demokrate te papune apo te punesuar te ketij shteti te kapur qe punon vec per pasurimin e kusareve te pushtetit.

Demonstruesit e 21 janarit njesoj si policet e thjeshte u bene mish per te njejtin top topin e regjimit vrastar te kusarise. Regjimit vrastar te atyre qe vrasin e na thone vrases. Vjedhin e na thone hajdute. Genjejne e na thone genjeshtare.

Vrasjet vjedhjet genjeshtrat qe ndodhin si ne nje enderr te keqe e cila vazhdon pambarim dhe i marrin Shqiperise frymen trupin fytyren jane ne fakt nje e keqe qe smund te na ndahet ne rrugen tone deri kur rruga jone te bllokohet cdo dite prej maskave te Koalicionit te Turpit. Te Koalicionit te Turpit qe lindi prej votave te vjedhura nga Saliu e te trafikuara nga Iliri. Te Koalicionit te Turpit qe rri ne kembe vetem per te vjedhur duke u rritur perdite shqiptareve faturen e jetezgjatjes se tij ne cmimin e bukes ujit dritave ilaceve librave te shkolles. Te Koalicionit te Turpit qe nepunesit e shtetit i trajton si rober kurse te papunet i vret si kokepalare.

Polici i plagosur qe dergjej shtrire ne spital prane Aleksit u zgjua dhe kthye ne shtepi.

Mbase eshte ketu diku mes rreshtave te policeve te thjeshte qe ne i pershendesim sot vellazerisht dhe u themi se beteja jone eshte edhe per ju. Per dinjitetin e per mireqenien tuaj. Per uniformen e gjithe atyre policeve te vrare gjate ketij tranzicioni rraskapites ne krye te detyres.

Per nje Shqiperi me te mire ku buka nuk hahet me lotet e varferise. Ku uji nuk vjen i ndotur bashke me faturen e kripur. Ku drita nuk mungon ne rrugen e diturise se femijeve ne dritaren e jetes se te rinjve ne perpjekjen e perditshme te prinderve. Ku ilacet e gjysheve e gjysherve te femijeve tane nuk kushtojne me shume se jeta e tyre.

Saliu i ndau shqiptaret ne kokepalare qe duhen vrare me pushke a me fjale te renda dhe police qe duhen genjyer me lemoshe e llafe te bukura. Ne i duam shqiptaret bashke te gjithe te lare prane detit te gjithe te ngrene prane sofres te gjithe te nxene prane dijes.

Mes demonstruesve te 21 janarit kishte plot police te flakur ne rruge nga pushteti qe ka kapur shtetin per te vjedhur e nenshtruar Shqiperine.

Mes policeve ne 21 janar kishte plot burra e djem qe do te donin te ishin ne demonstrate per nderin e nje uniforme qe duhet ti sherbeje shtetit te qytetareve jo pushtetit te kusareve. Per familjen e tyre te zakonshme qe smbahet dot me nje rroge 3200 here me te vogel sesa shuma qe jep ne nje cast te vetem per nje firme ministri vete zevendeskryeministri i vendit te tyre. I vendit te tyre te plackitur e te sakatuar nga regjimi i kusareve qe gllaberon perdite pasurite e perbashketa te demonstruesve e te policeve te socialisteve e te demokrateve te zakonshem te te papuneve e te punesuarve te ketij shteti qe ka rene ne duart me te keqija. Ne duart qe duan te rrembejne ne vetem dy muajt qe vijne 1280 pasuri me te cilat mund te jetonin me mire edhe demonstruesit edhe policet te gjithe njerezit e zakonshem te ketij vendi pa demokraci funksionale pa shtet te se drejtes pa liri te barabarta ekonomike.

Ne na ka risjelle sot ketu Shqiperia qe ne duam. Shqiperia qe donin kater burrat qe u vrane.

Shqiperia qe duan grate dhe femijet e mbetur pas.

Shqiperia qe donte per djalin e saj nena e Hekuran Dedes. Kurre sdo ti harroj duart e saj te zhubravitura me rrudhat e nje jete pa shume gezime e plot sakrifica qe hapen duke u dridhur nje rrobe te birit te vrare ku nena fatkeqe mbante portofolin e paketen e cigareve te djalit.

300 leke ne portofol dhe nje cigare te mbetur ne pakete kaq trashegoi e gjora nene nga djali i vrare me pushken e regjimit te kusarise e i rivrare me gjuhen e shthurur te Koalicionit te Turpit. Ia quajten kokepalare djalin qe nena e lindi me dashuri dhe rriti me punen e rende te kraheve te sakrifices per familjen. Ia quajten bandit te paguar 300 euro per te permbysur me dhune rendin kushtetues djalin qe syte e nenes e te babes e pane tu permbysej bashke me boten prej nje skele ku ndiqte paqesisht ngjarjen.

Ia quajten cfare nuk ia quajten nenes e babes djalin e kthyer prej emigrimit qe cdo mengjes bashke me tre vellezerit e tjere merrte rrugen pa rruge te shtepise se varfer ne Laknas per te kerkuar punen e cfaredoshme te dites e mbajtur gjalle tere ato fryme te familjes se zbritur prej Veriut me shume endrra e shpresa. Per endrrat e shpresat aspak te pamundura te atij djali trim malesoresh te varfer dhe te te gjithe njerezve te zakonshem te ketij vendi jemi edhe une edhe ju sot ne kete beteje.

Per largimin e regjimit te kusareve dhe hapjen e rruges se re te endrrave e shpresave per Shqiperine e qytetareve. E qytetareve nga Veriu ne Jugun e ketij vendi te bekuar qe Zoti e deshi te bukur te pasur te paster dhe mbrapshtia e pushteteve te barbarise ideologjike dje e te kusarise patologjike sot e ka katandisur ne nje toke te varfer e te perdhunuar. Nje toke e tradhtuar nga politikanet pa atdhe te ketij tranzicioni pambarim plehrash te kudondodhura plazhesh te shperfytyruar prej gerdise qe pasuron paligjshmerisht disa duke varferuar padrejtesisht te gjithe pyjesh te sakatuar me sepaten e pameshirshme te kusarise qe po rrezon para syve tane pemen e se ardhmes kodrash te vandalizuara nga fabrika qe bejne para duke mbjelle ne ajer semundje vdekjeprurese dhe te shqyera nga thyeresit e gureve qe po shkaterrojne edhe vete Krujen e Skenderbeut lumenjsh te rrjepur babezisht me dhembet e hekurt te makinerive te korrupsionit. Te korrupsionit qe po i merr frymen demokracise. Qe i ka marre shpirtin e fytyren drejtesise. Qe po i merr edhe grahmat e fundit ekonomise.

Dy djemte e rritur te Faikut babait qe su kthye me ne shtepine e varfer afer Fierit nuk dinin si ta shpjegonin pse duhet te vritej i ati kurse pushteti qe e vrau duhet te mbetet aty ku eshte.

I madhi eshte emigrant ne Greqi po kembet nuk i bejne per ne rrugen e kthimit andej po per ne rrugen e te atit ketej. Ne rrugen e te atit ku njerezit sduhet te gjejne vdekjen po zgjidhjen thote ai. Dhe kujton Greqine fqinje vendin ku nje qeveri iku vete me doreheqje sepse degjoi zerin e revoltes qytetare. Ku nje qeveri tjeter erdhi me zgjedhje te reja dhe per muaj me radhe ridegjoi zerin e revoltes qytetare po ku kurre askush as ne popull e as ne qeveri nuk imagjinoi se mund te nxirreshin pushket e shtetit per te vrare demonstrues. Demonstrues shume me pak paqesore sesa ata te 21 janarit ne Tirane. Ne Tiranen qe pa rrezimin e diktatures komuniste po spa pushke te shtetit te hapnin zjarr mbi njeri.

Ne Tiranen qe pa djegien e shkaterrimin e kryeministrise ne vitin 98 nga njerez te armatosur deri ne dhembe po spa asnje te vrare me pushke. Ne Tiranen qe ne 21 janar kishte vetem nje arsye per te pare te vrare. Kjo arsye nuk ishte as ne fjalet e opozites para demonstrates as ne menyren e organizimit te demonstrates as ne reagimin e dhunshem te demonstruesve ndaj provokimit kriminal te atyre qe hodhen uje e bomba pa filluar demonstrata.

Kjo arsye eshte aty ne ate godine ne tryezen e asaj qe quhet qeveria e Shqiperise po qe ne fakt eshte vetem pushteti i kusarise. Kjo arsye eshte arsyeja e hajdutit te kapur ne flagrance qe bertet kapni hajdutit dhe pastaj vret ne panik duke kerkuar qorrazi rrugen e shpetimit. Rrugen e shpetimit qe kerkojne sot Saliu Luli Iliri dhe ata qe ne ate qeveri kane kryer vepra te renda krime te pashoq ekonomike kunder Shqiperise e shqiptareve per perfitimet e tyre personale.

Jane ato perfitime te paligjshme dhe dalja ne drite e vetem disa prej zullumeve te tyre te panumerueshme e te pafalshme qe u kane kallur mu ne shpirt friken e hajdutit te zene me presh ne duar.

Friken qe u ben te shohin me sy hapur endrra te tmerrshme me puce e me permbysje te dhunshme nga karrigia. Me lukunira njerezore te paguara nga bashkia per te pushtuar keshtjellen e qeverise. Me cadra pushke stilolapsa revolver thika me helm qe u shkrepen e u ngulen ne trup teksa ata kane mbetur vetem. Sepse Presidenti i Republikes mbush pushket e opozites. Prokuroja e Pergjithshme furnizon opoziten me barut per stilolapsat pistolete. Shefi i Sherbimit Informativ u hedh helm vdekjeprures thikave.

Ndersa Filip Cakulli hipnotizon popullin duke i shfaqur pamje nga kusarite qe ata vertet i bejne neper zyrat e shtetit po i bejne per te cuar perpara Shqiperine jo sic thote Filipi cakalli qe i ka shitur shpirtin tek opozita.

Sot ky popull ua kerkon mbrapsht Shqiperine. Mbrapsht me te gjitha pronat e grabitura. Mbrapsht me te gjitha koncesionet e paligjshme. Mbrapsht me te gjitha privatizimet e korruptuara.

Ky popull ua kerkon mbrapsht kusareve ne pushtet Shqiperine qe smund te behet oborri privat i Saliut dhe vend-hedhja e plehrave te importuara nga mafia. Shqiperine qe smund te rrije edhe nen flamurin e NATO-s edhe nen flamurin e korrupsionit te mbrojtur me zjarrin e pushkeve te Gardes Republikane. Shqiperine qe smund te behet fusha e baltes se urrejtjes shpifjes fyerjes ku shqiptaret te vazhdojne te mbeten te ndare me thiken e nje politike pabesisht te vjeter.

Mbrapsht Shqiperine megjithe bllokun e puneve te pista qe nga zgjedhjet e vjedhura deri tek jetet e marra per te vazhduar vjedhjet.

Shqiperia smund te vritet me sic u vra babai i vajzes se perlotur te Ziver Veizit. Fytyra engjellore e asaj vajze eshte fytyra e Shqiperise se pafajshme qe nuk gjen dot psene e mundimit te vet te sterdhimbshem. shte fytyra e bardhe e endrrave dhe shpresave feminore te nje vendi me diell e uje sa askund por te mbetur djerre e pa frytet e tokes se vet si askund. E tokes se ndare e rindare deri ne vrasje e sherre qe smbarojne mbi Shqiperi njesoj si lotet curke te vajzes se mbetur pa baba. E tokes se marre forcerisht dikur me dhunen e pushtetit komunist dhe te rimarre forcerisht sot me kthime kompensime privatizime kudo ku toka mund te pjelle aty per aty parane e korrupsionit per te mbetur me pas nje molle sherri e hidherimi gjithmone e paarritshme per te zotin. Toka e tradhtuar e Shqiperise qe mezi mbush barkun duke blere me borxhe neper lista ushqimet e tokes se komshinjve. Toka e te pareve tane qe u vrane ne luftera me pushtues qe asnjehere nuk mund tia benin kodrave pyjeve e maleve te Krujes Tiranes Durresit apo te Veriut e Jugut te Shqiperise ate qe i kane bere kusaret e politikes se vjeter dhe sidomos ky regjim vrastar kusarie.

Toka e atdheut tone therret sot cdo shqiptar qe nuk e do atdheun per copen qe mund ti shqyeje po per te realizuar endrrat e shpresat e tij te ligjshme si cdo banor i Europes se ketij shekulli te ri. Tradhtia ndaj kesaj toke ndaj ketij atdheu qe eshte i yni ndaj njerezve te zakonshem te ketij vendi duhet te marre fund. Shfrytezimi barbar i pasurive te perbashketa te ketij populli duhet te marre fund. Grabitja e paskrupullt e parave te shqiptareve qe padrejtesisht jetojne ne varferi papunesi pafuqi materiale e kulturore duhet te marre fund.

Duhet te marre fund kompromentimi i pandalshem i te ardhmes se atyre qe lindin ne kete hapesire shqiptare ne mes te Europes te cilen e trashegojme prej Skenderbeut rilindasve te kombit Ismail Qemalit heronjve e deshmoreve te Luftes se Dyte Boterore dhe cdo shqiptari te njohur e te panjohur qe vuri gjakun e djersen e vet ne kete pasuri te perbashket te quajtur Shqiperi. Kjo pasuri na mjafton per ta mundur varferine per ta zmbrapsur papunesine per ta rritur fuqine blerese e nxenese te njerezve tane. Ja pse sot me shume se kurre na duhet nje politike e re e njerezve me njerezit dhe per njerezit.

Na duhet njeri-tjetri. Na duhet bashkimi me njeri-tjetrin pa dallim me te gjithe ata qe e vuajne regjimin e kusarise dhe per te gjitha ata qe nuk perfitojne nga kusarite e ketij regjimi. Na duhet ta kapercejme se bashku me forcen e zemres e mendjes se bashkuar ne cdo cast te betejes dhe qendrimin prane njeri-tjetrit ne cdo demonstrate hendekun e madh qe hap cdo dite mes Shqiperise e se ardhmes kusaria ne pushtet.

Jemi sot me shume se asnjehere dhe me shume se asnjehere jemi sot e vetmja shprese.

E vetmja shprese per te ndalur pushtimin e varferise marshimin e papunesise grabitjet e qeverise. E vetmja shprese per te ndalur padrejtesine si pushtet antivlerash ne fuqi dhe per ti dhene Shqiperise nje qeverisje te drejte duke krijuar kushtet per te pasur drejtesi. E vetmja shprese per te ndalur goditjen e ekonomise se familjeve te zakonshme prej barres se padrejte te detyrimeve fiskale ne kete vend ku demonstruesit e policet e thjeshte paguajne me shume per arken e shtetit sesa urdheruesit e zjarrit te hapur mbi njerezit e pafajshem apo ku biznesmenet e vegjel paguajne me shume sesa sipermarresit e medhenj.

Ne jemi sot e vetmja shprese per ti hapur Shqiperise rruget e zena te frymemarrjes duke hapur cdo rruge te konkurrences se marre peng nga kusaret ne pushtet per sherbetoret e klientet e tyre. Per ti dhene cdo shqiptari mundesine te fitoje leke me konkurrence te ndershme dhe te gjeje pune fale konkurrences se ndershme. Per tu rikthyer familjeve shqiptare qetesine duke rikthyer politiken ne binaret e respektit per tjetrin dhe te etikes ne kryerjen e detyres publike.

Ne jemi sot e vetmja shprese per tu hequr kusareve nga duart shkollat e spitalet abetaret e ilacet. E vetmja shprese per tu hequr sipermarresve nga shpina kerbacin e xhahileve te pushtetit. E vetmja shprese per tu hequr gazetave e ekraneve hijen e presionit mafioz e te klientelizmit monstruoz. Per tu dhene shqiptareve nje shtet te ri europian e transparent.

Ne jemi sot ketu ne emer te kesaj shprese. Jemi te vetedijshem per sakrificat e mundimet e kesaj rruge sepse e dime mire se cfare eshte ne gjendje te beje per te qendruar aty ku eshte regjimi vrastar qe kemi perballe. Por prandaj edhe jemi e do te jemi perballe ketij regjimi vrastar. Gjithnje e me kembengules. Paqesisht por vendosmerisht.

Nuk kerkojme pushtetin po largimin e tij. Nuk duam pushtet permes demonstratave por do te vazhdojme demonstratat per te larguar kete pushtet. Nuk duam te nderrojme flamurin e nje partie ne pushtet po duam ti japim qytetareve pushtetin mbi qeverine dhe qeverise flamurin e interesa te qytetareve. Me zgjedhje te reja te lira dhe te ndershme. Qe populli te zgjedhe ate qe do jo te sundohet nga kush nuk e do.

Saliu thote nuk iki dhe nuk pranoj zgjedhje te reja. Keshtu thone te pazgjedhurit nuk iki sepse e dine qe po te behen zgjedhje nuk zgjidhen dot dhe nuk dine cfare mund ti gjeje po nuk u zgjodhen. Por burrat e ketij soji e mbajne fjalen aq gjate sa ci mban populli ata ne kurriz.

Duhet te largohesh Sali mos rri aty nga frika dhe as mos e shih kete si nje ceshtje burrerie. Burreria ne rastin e nje kryeministri qe sfidohet nga populli i tij per zgjedhje te reja eshte te pranoje sfiden jo ti ike asaj duke qelluar me pushke mbi popullin qe i kerkon te largohet. Burreria ne rastin e nje kryeministri qe i kapet zevendesi i vet duke vjedhur sic tu kap ty si pras ne dore ai me te cilin ngrite Koalicionin e Turpit eshte te pranoje skandalin dhe te kerkoje gjykimin e popullit me vote jo te tallet me popullin e tere duke i thene Ate qe pe nuk e pe ate qe degjove nuk e degjove. Burreria ne rastin e nje kryeministri qe i shpeton zjarri i frikes nga gryket e pushkeve te gardes qe e ruan eshte te pranoje fajin dhe te hape rrugen per krijimin e nje qeverie tjeter e per te tjera zgjedhje duke ikur vete ne shtepi jo te pelcase sic po ben ti mufka pas mufkash per te hequr nga vetja ate qe ti nuk e heq dot me kurre as nga vetja as nga faqet e historise Njollen e te qenit edhe jetemarres i popullit qe i vodhe voten e pasurine.

Por burrerine ne fjale e kane kryeministrat qe zgjidhen nga populli i tyre jo ti qe prej 28 qershorit 2009 nuk je kryeministri i ketij vendi po i pari i nje regjimi kusaresh qe po bie nga pesha e mekateve te veta. Qeveria jote ka rene ne 28 qershor 2009 rri ne kembe vetem regjimi. Te cilin ti e ngrite me vota te vjedhura e te trafikuara dhe sot e mban ngritur me pushket e frikes qe te ka pushtuar cdo qelize.

Uli pushket e asaj frike shpartalluese qe po te mbyt Sali. Ato mund te vrasin te tjere njerez te pafajshem po nuk e shpetojne dot pushtetin e fajeve te tua ndaj ketij populli. Te mbajturit e ketij pushteti me pahirin e gardes qe te ruan nga hija e frikes sate edhe kur del ne foltoren e parlamentit vetem shton peshen e vuajtjeve te njerezve po dhe te fajeve te tua po ashtu nderkohe qe askush nuk te beson me. Nuk te beson me as edhe vete Luli qe te rri pas si zgjatim i frikes tende. As edhe vete Iliri qe nuk te ndahet nga kepuca prej po asaj frike. As edhe jo e jo Fatosi i cili me te drejte priste te ishe pak me dinjitoz sesa lecka qe je katandisur duke u varur i teri ne telin e atyre horrave analfabete qe rrahen si kafshe qytetaret ne 21 janar apo qe thurrin plane vrasjesh e keqberjesh ndaj kundershtareve te tu politike.

Nuk te shpeton dot prej asaj frike qe te ka bere armik te betuar me Presidentin e vendit tend 8211 e ke zgjedhur vete - me Prokuroren e Pergjithshme 8211 e ke zgjedhur vete - me Drejtorin e Sherbimit Informativ apo me kedo qe te duket ty si pucist pak a shume gjithe Shqiperia as manipulimi me shqetesimin e miqve e partnereve tane nderkombetare per krizen qe e ke shkaktuar po ti vete.

Genjen veten dhe njerezit perdite kur thua se bota te mbeshtet ty se Amerika te do ty se Europa te ka ty. Nderkohe qe bota demokratike Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeshtesin Shqiperine duan qe shqiptaret te bejne perpara kane nje veshtrim te shqetesuar mbi punet e ketij vendi si miq e si partnere nderkombetare jo si pale.

Te luash me nderkombetaret me shqetesimet e me deklaratat e tyre per te genjyer popullin tend duke thene ata jane me qeverine e me ty aq me teper ne keto kushte kur jane vrare kater qytetare me pushket e pushtetit tend do te thote thjesht nje arsye me shume pse ti duhet te largohesh. Si i padenje per ta perfaqesuar kete vend e kete popull ne syte e botes demokratike.

Shihe Sali popullin tend ketu ne bulevard ne tere Shqiperine a matane kufijve te Shqiperise. Ne emer te atyre parimeve e vlerave qe e shtyne ne rrugen e demokracise njezet vjet me pare duke enderruar Ameriken e Europen kunder tiranise se Enver Hoxhes ky popull eshte perseri ne rruge kunder regjimit tend vrastar te kusarise. Dhe pa asnje dyshim do te vazhdoje ne rrugen e demonstratave deri kur te kete rifituar te lirine e te drejten per te zgjedhur qeverine qe do me zgjedhje te reja te lira e te ndershme.

Kete demonstrate te madhe deshiroj ta mbyll duke ju dedikuar te gjithe ju e te gjithe atyre qe sot jane shpirterisht me ne ketu fjalet e njerit prej shkruesve te Deklarates se Pavaresise se Amerikes

Kush fal liri thelbesore per siguri te perkohshme nuk i meriton dhe nuk mund ti kete as lirine as sigurine.

Fjala e plote e Kryetarit te PS ne demonstraten e 18 shkurtit

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

pjesa e pare

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT11 = params wmode opaque allowscriptaccess always allownetworking all flashvars file http3A2F2Fwww.youtube.com2Fwatch3Fv3DZfI4RKmdTq8 volume 80 bufferlength 8 quality false logo.file http3A2F2Fnoa2.noa.al2Fwp-content2Fuploads2Fvideos2Fnoa-logo-jw.png image http3A2F2Fi.ytimg.com2Fvi2FZfI4RKmdTq82F0.jpg title Rama201820Shkurt202011201 linktarget self attr id WT1 name WT1 start function swfobject.embedSWFhttp//noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf WT11 600 440 9.0.0 false this.flashvars this.params this.attr WT11.start

pjesa e dyte

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT22 = params wmode opaque allowscriptaccess always allownetworking all flashvars file http3A2F2Fwww.youtube.com2Fwatch3Fv3D-1mHjMIJnE volume 80 bufferlength 8 quality false logo.file http3A2F2Fnoa2.noa.al2Fwp-content2Fuploads2Fvideos2Fnoa-logo-jw.png image http3A2F2Fi.ytimg.com2Fvi2F-1mHjMIJnE2F0.jpg title Rama201820Shkurt202011202 linktarget self attr id WT2 name WT2 start function swfobject.embedSWFhttp//noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf WT22 600 440 9.0.0 false this.flashvars this.params this.attr WT22.start

pjesa e trete

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT33 = params wmode opaque allowscriptaccess always allownetworking all flashvars file http3A2F2Fwww.youtube.com2Fwatch3Fv3DrGyRxLHm0o volume 80 bufferlength 8 quality false logo.file http3A2F2Fnoa2.noa.al2Fwp-content2Fuploads2Fvideos2Fnoa-logo-jw.png image http3A2F2Fi.ytimg.com2Fvi2FrGyRxLHm0o2F0.jpg title Rama201820Shkurt202011203 linktarget self attr id WT3 name WT3 start function swfobject.embedSWFhttp//noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf WT33 600 440 9.0.0 false this.flashvars this.params this.attr WT33.start

pjesa e katert

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT44 = params wmode opaque allowscriptaccess always allownetworking all flashvars file http3A2F2Fwww.youtube.com2Fwatch3Fv3Dawrx4CyYPZM volume 80 bufferlength 8 quality false logo.file http3A2F2Fnoa2.noa.al2Fwp-content2Fuploads2Fvideos2Fnoa-logo-jw.png image http3A2F2Fi.ytimg.com2Fvi2Fawrx4CyYPZM2F0.jpg title Rama201820Shkurt202011204 linktarget self attr id WT4 name WT4 start function swfobject.embedSWFhttp//noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf WT44 600 440 9.0.0 false this.flashvars this.params this.attr WT44.start

Lajme te ngjashmeRama Nuk bojkotojme zgjedhjet vendore pa ne nuk behenRama Prokuroria ka vullnet per te bere drejtesiZ. Kryeminister shpeto vetenBurg pa afat gardistit Llupo dyshohet se vrau VeizinLidershipi socialist ngushellon familjen e Hekuran Dedes Lidhje21 janar Aleks Nika Bashkimi Europian edi rama Filip Cakuli Prokuroja e Pergjithshme Shtetet e Bashkuara Ziver Veizi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›